Largohen pas 17 vitesh banimi

Prishtina

Largohen pas 17 vitesh banimi

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 12:17
Foto nga vendi ngjarjes

(E plotësuar) - Banorët e një ndërtesë në lagjen “Dardania” sot janë zgjuar më ndryshe se ditëve tjera. Atyre u ka trokitur në derë Policia e cila u ka dhënë urdhër atyre që të largohen nga banesat të cilat kanë jetuar që nga paslufta.

Ky urdhër i Policisë u bë me  vendim të Gjykatës e cila i obligon ata që t’i lirojnë banesat.

Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër duke u përleshur pak me Policinë. Pati të arrestuar por edhe të lënduar.

Sipas Policisë 10 persona janë shoqëruar në Polici ndërsa ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente kanë kërkuar nëntë qytetarë.

Sidoqoftë Ndërmarrja Banesore e cila pretendon se është pronare e këtyre banesave është e këmbëngulur që të zbatojë vendimin e Gjykatës.

 Ajo madje kishte angazhuar punëtorë dhe kamionë për largimin e orendive nga banesat e uzurpuara.

 Sipas kryeshefit të NPB-së Nexhat Kryeziu sot janë ekzekutuar gjashtë vendime të Gjykatës ndërsa tha se edhe ditëve të ardhshme do të ketë këso aksione.

 Banorët janë të pakënaqur nga ky vendim pasi që thonë se kanë kërkuar që këto banesa që kanë investuar në to t’u jepet mundësia për t’i blerë.

 Ata kanë mbledhur 10 mijë nënshkrime dhe me to i janë drejtuar Kuvendit të Kosovës me shpresë se do të takohen me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.

 Pasi që Veseli sot kishte dalë nëpër arat e Krushës së Madhe, përfaqësuesit e banorëve e kishin të pamundur takimin me të.

 Aksioni për largimin e banorëve uzurpatorë ka filluar në orën 10 duke vazhduar deri në orët e pasdites.

 Ditëve në vazhdim do të ketë edhe zbatime të vendimeve të Gjykatave nëpër këto banesa të cilat janë ndërtuar gjatë viteve të nëntëdhjeta.

 Ato ishin dedikuar për refugjatët serbë të Bosnjës që do të strehoheshin në Prishtinë.

 Në kryeqytet janë edhe disa ndërtesa tjera që janë dedikuar për refugjatët serbë por që nga përfundimi i luftës në Kosovë janë mbushur me qytetarë të komunave të ndryshme të cilëve u janë djegur shtëpitë.

Image
Image

Largohen uzurpatorët, ata revoltohen ndaj këtij vendimi

Policia e Kosovës, me urdhër të gjykatës ka larguar gjashtë banues nga një ndërtesë kolektive të “YU programit” në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Policia ka hasur në rezistencë të banorëve të cilët kanë kundërshtuar që t’i lirojnë ato.

Njëri nga banorët, Shefqet Hasani, ka thënë se nuk e kanë pritur që do të largohen në këtë mënyrë. Madje ai ka kritikuar veprimin e Policisë për këtë ndërhyrje duke i akuzuar që të njëjtën nuk po e bëjnë në Mitrovicë.

Hasani: Pse s’po shkojnë në Mitrovicë

“Nuk është e drejtë ne kemi krijuar familje këtu. Ne kemi histori familjare për    18 vjet. Neve na kanë lindur e vdekë fëmijët këtu. Prej shqiptarit nuk e kemi prit këtë . Nuk na kanë bërë zgjedhje. Këta nëse na quajnë neve uzurpatorë , këta po duan me uzurpu prej neve. Se po donë me përfitu dikush. Këto banesa janë ndërtua me karakter politik. Nuk është pronë e Ndërmarrjes Publike Banesore , ata prej pasluftës na kanë bërë presion , na kanë bërë luftë speciale , na kanë maltretuar. Derisa edhe po vdesin prej stresit. Me vite na kanë bërë luftë speciale. Më mirë ka qenë në fillim me na largu e jo mbas 18 vjetëve. Kemi kërku me bo zgjidhje , kemi kërkuar edhe me i ble. Pse nuk po shkojnë në Mitoivicë. Jam i djegur, nuk kam ku me shku”, tha Hasani.

Edhe Fahrije Avdiu, banuese në këtë objekt, ka kërkuar që këto prona t’iu ipet mundësia për t’i blerë.

Avdiu: Na kanë dëbu me dhunë jashtë

“Ne kemi investa, ne jemi të parët që jemi vendosur këtu. Na asgjë s’po duam, po duam me i  hedh në shitje me na mundësu  me i ble. Kemi përparësi jemi vendosur të parët, sot kanë ardhë me dhunë . I kanë rreh njerëzit me dhune edhe në spital janë. Kanë burgos”, tha Avdiu

Ndërsa, e moshuara Fiza Bytyqi, tregon se si djalin me dy fëmijë dhe vajza janë lënduar dhe se nuk e di për gjendjen shëndetësore të tyre.

Bytyqi: Me gaz lotsjellës i kanë hedhë jashtë

I ka ra shumë lotsjellësi ndoshta edhe e kanë rrahë çka po di unë kush . E kanë marrë e kanë fut për krahësh e kanë dërgua në emergjencë . Vajzën e kanë lëndua në këmbë edhe djali me dy fëmija e kom në spital. Unë kam mbet këtu vetëm...Djali asgjë s’ka bërë. Me pas ku me shkua”, tha Bytyqi.

Shukri Maxhuni, njëri nga banorët ka thënë se këtu po shkelet ligji. Ai me disa banorë të tjerë ka shkuar në Kuvendin e Kosovës për të dërguar ankesë.

Maxhuni:  Ku me shkuar ne , në Serbi a

“Në ligj po thirret kryetari i Komunës, ai e shkel ligjin. Urdhëro ja ku e keni nenin,ligjin . Le te sheh mirë . Nuk po kupton kryetari le t’e sheh mirë ligjin edhe çka po shkruan a ka ndonjë devijim që po e citoj. Këtë ligj e ka sjellë Kuvendi i Kosovës . 800 mijë shqiptarë kanë dal jashtë Kosovës , atje kanë banesa , kanë sociale, rrymë , të gjitha. E ky na qet neve, me shku  në Serbi me shku me i kërku të drejtat tona . Ligjin me dy këmbë e ka shkel Shpend Ahmeti. Gjykata me Komunën. Komuna e ka bërë inicimin . Komuna është ajo që don tash me i fut militantët e vet “, tha Maxhuni.

Ndryshe, Nexhat Kryeziu krye shef i Ndërmarrjes Publike Banesore ka thënë për Kosovapress se sot po ekzekutohen gjashtë vendime të gjykatës për lirimin e banesave të uzurpuara . Sipas tij procesi i i lirimit të pronave ka filluar prej vitit 2005. Ai ka potencuar se krejt këto prona janë në pritje të vendimit fuqiplotë prej gjykatave.  Gjatë kësaj jave pritet të ketë aksione të tjera për ekzekutimin e vendimeve të tjera të pronave të uzurpuara. 

Largohen banorët me dhunë nga Policia

Policia e Kosovës është duke i larguar nga një ndërtesë kolektive në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Me urdhër të gjykatës ata janë larguar nga banesat që i kanë shfrytëzuar që nga paslufta.

 Policia ka hasur në rezistencë të banorëve të cilët kanë kundërshtuar që t’i lirojnë ato.

 Gazetari i KosovaPress raporton edhe për alivanosje të ndonjërit prej banorëve pasi që në vend të ngjarjes është parë edhe vetura e ndihmës së shpejtë.

 Aksioni për largimin e banorëve nga kjo ndërtesë është duke vazhduar.

Gra dhe fëmijë kanë mbetur jashtë, policia nuk i lejon të hyjnë derisa të përfundojë aksioni

Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona të cilët po kundërshtojnë largimin nga banesat e uzurpuara në lagjen “Dardania”.

Siç raporton gazetari policia tashmë ka arrestuar disa persona.

Kjo shihet edhe nga pamjet dhe fotografitë e fotoreporterit.

Image

Gjatë aksionit të Policisë për heqjen e banorëve nga banesat e uzurpuara në lagjen “Dardania” ka pasur edhe të lënduar.

Në Qendrën Emergjente të QKU janë trajtuar nëntë persona, të cilët gjatë aksionit kanë marrë lëndime.

Mjeku kujdestar Avdush Bajgora ka thënë se të lënduarit janë në gjendje të mirë por për trajtim të mëtejmë janë duke u mabjtur në QKU. Sipas tij pas trajtimit ata do të lirohen sepse kanë marrë lëndime të lehta sidomos gjatë hedhjes së gazit lotsjellës.

Aksioni i Policisë për largimin e banorëve nga banesat e uzurpuara ka filluar sot në mëngjes dhe kjo është bërë me vendim të Gjykatës.

Kryeshefi i Ndërmarrjes Banesore Nexhat Kryeziu ka thënë se sot janë ekzekutuar gjashtë vendime të gjykatës.

***

Gra shtatzëna, pleq dhe fëmijë kanë mbetur jashtë që nga mëngjesi kur edhe ka filluar aksioni për heqjen e banorëve nga banesat që Ndërmarrja Publike Banesore pretendon se janë të uzurpuara.

Përveç gjashtë familjeve që u janë hequr edhe orenditë nga banesat, jashtë kanë mbetur edhe familjet tjera të ndërtesave por që atyre nuk u ka shkuar urdhri për lirim të pronës.

Ata nuk po lejohen nga policia të hyjnë brenda derisa të përfundojë aksioni.

Image

Largohen banorët me dhunë nga Policia, fillon heqja e orendive, raportohet për të lënduar

Nexhat Kryeziu kryeshef i Ndërmarrjes Publike Banesore ka thënë se sot po ekzekutohen gjashtë vendime të gjykatës për lirimin e banesave të uzurpuara .

Sipas tij procesi i i lirimit të pronave ka filluar prej vitit 2005.

Ai ka potencuar se krejt këto prona janë në pritje të vendimit fuqiplotë prej gjykatave.

Në këto banesa që kanë qenë të programit YU janë strehuar 130 familje.

***

Përveç largimit të banorëve nga banesat ku ishin strehuar tash e 17 vjet, atyre po ua largojnë edhe gjësendet e tyre.

Punëtorë të angazhuar janë duke  i hequr orenditë nga banesat e banorëve dhe po i bartin me kamionë.

 Nga vendi i ngjarjes mësohet se ka banorë të lënduar dhe të arrestuar.

 Këta banorë ishin të strehuar tash e 17 vjet në këto banesa që kanë qenë të ndërtuar në vitet e nëntëdhjeta dhe ishin të dedikuara për refugjatët serbë nga Bosnja.

 
Image

***

Policia e Kosovës është duke i larguar nga një ndërtesë kolektive në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Me urdhër të gjykatës ata janë larguar nga banesat që i kanë shfrytëzuar që nga paslufta.

Policia ka hasur në rezistencë të banorëve të cilët kanë kundërshtuar që t’i lirojnë ato.

Raportohet edhe për alivanosje të ndonjërit prej banorëve pasi që në vend të ngjarjes është parë edhe vetura e ndihmës së shpejtë.

Aksioni për largimin e banorëve nga kjo ndërtesë është duke vazhduar.

Image

Nuk largohen nga banesat, qytetarët në lagjen “Dardania” përleshen me Policinë

Policia e Kosovës nuk po lejon 130 familje që jetojnë në një objekt banesor në lagjen “Dardania” në Prishtinë që të qëndrojnë në banesat ku banonin për arsyen se Ndërmarrja Banesore duke cituar vendimin e Gjykatës se këto banesa janë të uzurpuara, ka marrë vendimin për lirimin e banesave.

Alivanoset një grua në lagjen “Dardania”

Policia e Kosovës ka filluar t’i nxjerr nga banesat e uzurpuara banorët e objektit banesor në lagjen Dardania në Prishtinë.

Ndërkohë, raportohet se një grua është alivanosur.

130 familje në Prishtinë rrezikojnë të mbesin jashtë banesave, Policia u jep afat 10 minuta

130 familje që jetojnë në një objekt banesor në lagjen “Dardania” në Prishtinë rrezikojnë që të mbesin jashtë

Policia u jep afat banorëve 10 minuta të largohen në të kundërtën do të hyjnë me forcë.Banorët e banesave të bllokut të ri në lagjen Dardania kanë bllokuar hyrjen e këtij blloku pasi që nuk duan t’i lirojnë banesat. Banorët thonë se nuk kanë ku tjetër të shkojnë

Gjykata ka vendosur që nga sot ata t’i lirojnë banesat e tyre pasi që Ndërmarrja Banesore pretendon se është e tyre.

Por banorët kërkojnë një marrëveshje nga komuna dhe NPB që t’ua shes ato pasi që kanë investuar vetë.

Image

Objekti ishte ndërtuar në vitet e nëntëdhjeta dhe ishte dedikuar për refugjatët serbë nga Bosnja.

Banorët thonë se lënda është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që t’u njihet e drejta e tyre.

Ata kanë organizuar një peticion prej 10 mijë nënshkrime në mënyrë që të kërkojnë që ata mos të flaken në rrugë.

Gjykata ka konstatuar se banesat janë të uzurpuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat