“Pedalo dhe krijo eko energji”, aktivitet simbolik për vetëdijesimi të qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit

Prishtina

“Pedalo dhe krijo eko energji”, aktivitet simbolik për vetëdijesimi të qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 18:57
Pamje nga aktiviteti

"Pedalo dhe krijo eko energji" , ishte titulli i aktivitetit simbolik me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve si dhe synimin e inicimit për mbrojtjen e mjedisit fizik. Aktivitet i organizuar nga nga Coca-Cola HBC Kosova në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, është mbajtur në pasditen e sotme para New Born-it.

Shumë qytetarë iu afruan vendit ku mbahej aktiviteti, ku patën edhe mundësinë të jenë pjesë e garës që të pedalojnë në vend. Ndërsa fituesi ka fituar një Coca-Cola dhe një çelës në formë të Coca-Colës.

Përfaqësuesja e Coca-Colës, Albina Pllana, para të pranishmëve dhe qytetarëve, ka treguar se titulli “Pedalo dhe krijo eko energji”është bërë me qëllim që qytetarët të kenë një jetë sa më shuam aktive.

Pllana: Synojmë vetëdijesimin e qytetarëve për të pasur një jetë sa më aktive

“Vërtetë një ndjenjë e mirë që kemi mundësinë që ta organizojmë një aktivitet të tillë vetëdijësues ku ne e kemi quajtur “Pedalo dhe krijo eko energji”, kështu e kemi titulluar dhe përmes së cilës synojmë të iniciojmë vetëdijesimin e qytetarëve për të pasur  një jetë sa më shumë aktive si dhe mbrojtjen e mjedisit”, tha Pllana.

Kurse, përfaqësuesja e Odës Amerikane të Kosovës, Adea Kelmendi, tha se përgjegjësia shoqërore komporative e ka për qëllim krijimin e mundësive për kompanitë të cilat ndikon në zhvillim ekonomik e njëkohësisht edhe përmirësojnë në ambientet e jetesës.

Kelmendi: Përgjegjësia ndaj mjedisit luan rol të rëndësishëm

“Përgjegjësia shoqërore komporative e ka për qëllimi krijimin e mundësive për kompanitë që përderisa ndikojnë në zhvillimin ekonomik njëkohësisht e përmirësojnë edhe ambientin e jetesës, cilësisë së jetesës, familjes dhe komunitetit në përgjithësi. Përgjegjësia ndaj mjedisit e luajnë një rol jashtëzakonisht të veçantë sidomos të ndryshimeve klimatike dhe të efiçiencës së energjisë për të cilën jemi mbledhur këtu. Në fillim këtij viti Oda Amerikane e ka themeluar edhe komitetin e përgjithësisë shoqërore dhe komporative .... Përmes këtij komiteti dhe po ashtu përmes fondacionit të Odës Amerikane ne po përpiqemi të kontribuojmë në ndryshimet mjedisore dhe të kontribuojmë në komunitetin ku jetojmë duke ndihmuar njerëzit në nevojë, personat me nevoja të veçanta”, tha Kelmendi.

Ndryshe, ë fillim këtij viti Oda Amerikane e ka themeluar edhe komitetin e përgjithësisë shoqërore dhe komporative , synim ky i kamotshëm i Odës Amerikane.

Ky aktivitet është mbajtur për rreth dy orë.

Aktivitet me biçikleta për vetëdijesim për mbrojtje të mjedisit

Aktiviteti simbolik vetëdijesues për mbrojtjen e mjedisit fizik "Pedalo dhe krijo eko energji" në bashkëpunim me Coca-Cola HBC Kosova në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, në mesditën e sotme është mbajtur para New Born-it.

Ky aktivitet po mbahet me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për energji eko aktive dhe për mbrojtjen dhe përgjegjësinë ndaj mjedisit.

Në këtë aktivitet është zhvilluar edhe garë e gjithsecilit qytetar, i  cili ka shpreh dëshirën që të pedalojnë, ndërsa fituesi ka fituar një Coca-Cola dhe një çelës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat