Punimet e stërgjatura te “Ismail Qemali” i Prishtinës

Prishtina

Punimet e stërgjatura te “Ismail Qemali” i Prishtinës

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 21:22
Pamje nga video

Punimet në oborrin e shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, që ishin paraparë të përfundonin para fillimit të vitit të ri shkollor, nuk kanë përfunduar ende.

Këto punime kanë filluar në muajin prill të këtij viti dhe është dashur të përfundojnë para 1 shtatorit. Arsyet e mos përfundimit me kohë ndërlidhen me disa probleme të cilat nuk ishin paraparë gjatë planifikimit. Të paktën kështu thotë drejtoresha e shkollës, Hatmane Demiri.

Sipas saj, punimet kryesore do të përfundojnë para 1 shtatorit, megjithëse disa finesa të tjera do të mbesin për t’u përfunduar më vonë.

Edhe nga Komuna e Prishtinës thanë se punimet do të përfundojnë deri me 1 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat