Xhamia në Prishtinë, vatër e drogës dhe prostitucionit

Prishtina

Xhamia në Prishtinë, vatër e drogës dhe prostitucionit

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 13:13
Xhamia në Prishtinë

(E plotësuar) - Një xhami në Prishtinë është bërë vatër e prostitucionit dhe drogës. 

Këtë shqetësim e ka ngritur sot përfaqësuesi i imamëve të Prishtinës, Idriz Gjigolli në takimin që është diskutuar për sigurinë në vend e që prezent ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni.

Përfaqësuesi i  imamëve të Prishtinës, Idriz Gjigolli tregoi se xhematlinjët po kërkojnë llogari nga ta duke u shprehur të shqetësuar se si një xhami e vjetër  640 vjeç, është bërë  qendër e prostitucionit.

Gjigoli:  Xhemati kërkon llogari

“Si me i dhënë përgjigje xhematit,  kur xhemati kërkon prej neve, nji  faltore, nji xhami, 640 vjeçare, e ajo të bëhet qendër e prostitucionit” tha ai.

Rexhep Sijarina nga Policia e Kosovës ka thënë se kanë marrë telefonata dhe se aty kanë has në raste te narkomanëve dhe prostitucionit. Sipas tij, Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe në disa raste edhe kanë takuar persona të tillë. Kjo xhami nuk është funksionale pasi që është në renovim. 

Sijarina tregoi edhe për rastin e fundit nga protesta, ku në minaret e xhamisë janë futur disa adoleshentë, të cilët kanë qenë të rrezikuar të bien poshtë, pasi që xhamia ka një konstrukt të dobët.

Sijarina:  Xhamia pa përkujdesje

“Ne kemi pas disa raste që janë raportuar dhe Policia çdo herë që ka pas lidhje me qytetarët dhe nga këshilli, ne i kemi dërguar policët në atë lokacion, ku në disa raste kemi kapur persona , ku Policia i ka trajtuar në raste të veçanta. Mirëpo, ne e dimë që kemi pas kontakt edhe me ju, është kohë e gjatë që kjo xhami është duke u rinovuar dhe është lënë pa përkujdesje, nuk ka asnjë përkujdesje. Ne kemi pas edhe rastin e fundit nga protesta, ku në minaret e xhamisë janë futur disa adoleshentë, të cilët kanë qenë të rrezikuar të hidhen poshtë, pasi që konstrukti i asaj xhamie nuk i plotëson ende kriteret për me qenë siç duhet. Prandaj ne kishim bo lutje BIK-ut, që mundësisht të kenë një përkujdesje  ndaj asaj xhamie, në mënyrë që nëse hasim diçka të tillë, atëherë të kontaktojë Policia dhe unë jam i sigurt që asnjëherë nuk i kemi lanë anash” tha ai.

************************

Një xhami në Prishtinë është bërë vatër e prostitucionit dhe drogës. Këtë shqetësim e ka ngritur sot përfaqësuesi i imamëve të Prishtinës Idriz Gjigolli në takimin që është diskutuar për sigurinë në vend e që prezent ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni.

Rexhep Sijarina nga Policia e Kosovës ka thënë se kanë marrë telefonata dhe se aty kanë has në raste te narkomanëve dhe prostitucionit.

Sipas tij Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe në disa raste edhe kanë takuar persona të tillë.

Kjo xhami nuk është funksionale pasi që është në renovim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat