Dumoshi akuzon drejtuesit e Komunës së Prishtinës për zaptim të meritave

Prishtina

Dumoshi akuzon drejtuesit e Komunës së Prishtinës për zaptim të meritave

Nga: M. Lakna Më: 23 gusht 2016 Në ora: 14:31
Vlora Dumoshi

Drejtuesit e Komuns së Prishtinës nuk i kanë ftuar asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në hapjen e objektit të ri të bibliotekës “Hivzi Sylejmani” , në lagjen Dradania. Këtë e ka bërë të ditur ish Drejtoresha e Kulutrës në Komunën e Prishtinës, Vlora Dumoshi.

”Fillimisht, shpreh gëzimin e madh që sot do të bëhet hapja e objektit të ri të Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në lagjen “Dardania”, një projekt i nisur dhe i realizuar nga qeverisja e kaluar komunale në Prishtinë.I gëzohem në veçanti kësaj ngjarje, pasi që në cilësinë e drejtoreshës për Kulturë, së bashku me bashkëpunëtorët e mi, kemi punuar me përkushtim të veçantë për realizmin e këtij projekti shumë të vlefshëm për qytetarët e Prishtinës. Ndërkaq, drejtuesit aktual të Komunës së Prishtinës, sot kanë organizuar ceremoninë e hapjes së Bibliotekës së re, duke mos ftuar asamblistët e partisë më të madhe në Kuvendin Komunal, e as njerëzit që kanë dhënë kontribut të veçantë në realizmin e këtij projekti”, ka shkruar Dumoshi në profilin e saj në Facebook.

Sipas Dumoshit, Drejtuesit e Komunës, me këtë qasje joinstitucionale po dëshmojnë përpjekjen permanente për zaptim të meritave të huaja dhe për përfitime politike duke promovuar projektet nga qeverisja e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat