GZU demanton akuzat për punësimet e paligjshme në Komunën e Prishtinës

Prishtina

GZU demanton akuzat për punësimet e paligjshme në Komunën e Prishtinës

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 19:57
Shpend Ahmeti

Ndaj akuzave të Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, se kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka punësuar 267 militantë partiakë në mënyrë të paligjshme në komunën që ai drejton, ka reaguar edhe Grupi i Zgjidhjeve Urbane në Drejtorinë e Urbanizmit të Komunës së Prishtinës.

Sipas këtij grupi, në komunën e Prishtinës janë angazhuar shpeshherë vullnetarë apo persona të punësuar me kontratë mbi vepër për të dhënë kontributin e tyre në procesin e urbanizmit.

Duke marrë shembull “Grupin e Zgjidhjeve Urbane”, ata thonë se ky i fundit ka funksionuar në periudha të ndryshme kohore, me qëllim të krijimit të Hartës Zonale, ku një pjesë e të cilëve janë angazhuar fillimisht si praktikantë nëpërmes konkurseve publike, dhe më vonë janë angazhuar si anëtarë të paguar me kontrata mbi vepër.

“Me anë të kësaj deklarate duam të bëjmë demantimin e lajmit të lëshuar nga disa portale informative se gjoja kryetari I Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka punësuar vetëm militant partiakë në këtë komunë.

Një grup arkitektësh të angazhuar shpeshherë vullnetarisht dhe /ose mbi kontratë mbi vepër, i kanë kontribuar Komunës së Prishtinës me profesionalizimin e tyre për t’i ndihmuar procesit të urbanizmit të qytetit.

Një nga këto grupe është edhe Grupi i Zgjidhjeve Urbane, i cili ka ndihmuar në periudha të ndryshme kohore në procesin e analizave dhe studimet mbi zgjidhjet urbane, si dhe në krijimin e një database të dhënash që kanë ndihmuar sektorin e planifikimit për të filluar hartimin e Hartës Zonale. Një pjesë e anëtarëve të grupit janë angazhuar fillimisht si student-praktikantë nga konkurset publike, dhe më vonë kanë vazhduar si pjesë e anëtarëve të paguar me kontrata mbi vepër”,  thuhet në reagimin e këtij grupi.

Sipas tyre,  një pjesë tjetër e ekipit, duke u thirrur në shkollimin dhe përvojat e mëhershme kanë filluar menjëherë me kontratë mbi vepër.

Numri i këtij grupi sipas tyre, varionte 4-8 persona, varësisht nga volumi i punëve dhe interesi i tyre për punë të tilla.

Ky grup ka inkurajuar gazetarët dhe mediat për vizitë të zgjeruar pranë kësaj drejtorie, me qëllim  të informimit të hollësishëm për secilin projekt dhe anëtarët e grupit, emrat e të cilëve siç thonë ata, janë përdorur për ngjyrime të padrejta politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat