LDK: Ahmeti e Sejdiu përgjegjës për humbje të jetëve dhe plagosjen e 50 njerëzve në Prishtinë

Prishtina

LDK: Ahmeti e Sejdiu përgjegjës për humbje të jetëve dhe plagosjen e 50 njerëzve në Prishtinë

Më: 4 gusht 2016 Në ora: 15:22
Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu

Nënkryetari histerik i Komunës së Prishtinës, i cili bashkë me shefin e tij mban përgjegjësi për humbje të jetëve të pafajshme dhe plagosjen e 50 njerëzve në Prishtinë për shkak të keqmenaxhimit të kryeqytetit, ishte sot në krye të një proteste anakronike në Prishtinë. 

Dardan Sejdiu, në vend që të përpiqet të imitoj emnakun e tij i cili nxirrte njerëz nga makinat (Molliqaj), e ka për detyrë që të merret me shmangien e rrezikut evident për banorët e lagjes Dodona nga rrëshqitja e asfaltit korruptiv që e kanë shtruar para pak muajve, të merret me rregullimin e kanalizimeve nëpër Prishtinë, të cilën e ka vërshuar uji tre herë vetëm gjatë muajit të kaluar, të heq dorë nga korrupsioni në të cilin ai është i invovluar direkt, të largojë nga komuna njerëzit e inkriminuar një pjesë të të cilëve edhe sot i ka nxjerrë në protestë, e të cilët përbëjnë rrezik për jetën e policëve dhe qytetarëve të tjerë të vendit. 

Synimi i Sejdiut dhe shefit të tij në Prishtinë është që të krijojnë sa më shumë kaos lidhur me tema nacionale në mënyrë që njerëzit të mos mendojnë për dështimin e plotë të tyre në qeverisjen lokale. 

Andaj, ftojmë qytetarët e Prishtinës që të mos shqetësohen nga klithmat e histerikut Dardan Sejdiu, i cili edhe për shkak të kaluarës familjare, menaxhimit aktual kriminal në krye të Prishtinës, si dhe pjesëmarrjes direkte në sulmet me molotovë mbi jetën e policëve, nuk ka kredibilitet që të flasë as për tema komunale se lëre më nacionale.

Dardan Sejdiu, i cili është viktimë e ambicieve të tij të sëmura dhe keqpërdorimit të pafre të Lëvizjes Vetëvendosje, mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për çdo zhvillim që do të ndodh nëpër protestat e paralajmëruara nga VV dhe për të cilët ai dhe grupi i tij kriminal do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat