Vazhdon renovimi i ambulantave në fshatrat e Prishtinës

Prishtina

Vazhdon renovimi i ambulantave në fshatrat e Prishtinës

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 18:57
Renovimi i ambulantave

Ka përmbyll faza e parë e punimeve me renovimin e plotë të ambulantave në Mramor, Slivovë, Shkabaj, Rimanishtë, Viti dhe në Bullaj të Prishtinës.

Kështu ka shkruar në rrjetin social kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka sqaruar se përveç renovimeve në këto ambulanta u vendos edhe inventar dhe mjete të reja të punës në drejtim të ofrimit sa më të mirë të kushteve për personelin shëndetësor dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët në këto fshatra.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat