Qytetarët përballë temperaturave të larta në kryeqytet

Prishtina

Qytetarët përballë temperaturave të larta në kryeqytet

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 16:58
Pamje nga kryeqyteti

Pas disa ditëve me mot të freskët, përsëri janë rikthyer temperaturat e larta.

Në sheshet e kryeqytetit shihen qytetarë të shumtë, të cilët po mundohen që të gjejnë zgjidhje për freskim në këto ditë të nxehta.

Ata qytetarë të cilët kishin dalë për shëtitje kërkonin vende me hije, ku do të mund të gjenin freskim, përderisa fëmijët po shfrytëzonin fontanën në sheshin “Skenderbeu”, e cila në këtë rast po kryente funksionin e pishinës.

Për shkak të temperaturave të larta, nuk kanë munguar as rekomandimet e mjekëve që të mos ekspozohemi në diell.

KosovaPress përmes disa fotografive të realizuara nga fotografi Jasir Zeqiri, ju sjellë disa momente të qytetarëve, ku shihen ‘zgjidhjet’ e tyre për përballje me temperatura të larta.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat