Disa lagje të Prishtinës do të mbesin sot pa ujë

Prishtina

Disa lagje të Prishtinës do të mbesin sot pa ujë

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 10:04
Prishtinë

Disa lagje të Prishtinës do të përballen me ndërprerje të ujit gjatë ditës së sotme.

Në një njoftim të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, thuhet se ndërprerjet e furnizimit me ujë do të ndodhin në periudhën kohore nga ora 11:00 deri në orën 18:00.

Ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë lagjia  Velania, Dodona, Sofalia, Kolovica, Tasligje,  Vreshta,  Ulpiana, Lagja e Spitalit dhe Muhaxhirët.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm , janë punimet teknike që do të realizohen nga ekipet e KUR ”Prishtina” në lagjen ”Velania” në Prishtinë, konkretisht ndërrimi i gypit kryesor të ujit të pijshëm, me diametër fi 530 mm në rezervuarin e “Mirditës”.

 “Duke e cilësuar si arterie kryesore e furnizimit me ujë të pijshëm për më shumë se 30% të  kryeqytetit, ndërrimi i këtij gypi po bëhet për shkak të vjetërsisë së tij, derisa po vendoset gyp i ri.

Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e lagjeve të sipër përmendura”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat