Sot fillon faza e katërt e desinsektimit hapësinor në komunën e Prishtinës

Prishtina

Sot fillon faza e katërt e desinsektimit hapësinor në komunën e Prishtinës

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 07:30
Desinsektimi hapësinor

Sot fillon faza e katërt e desinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës. Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00.

Komuna e Prishtinës ka porositur qytetarët të cilët banojnë në lagjet si më poshtë , që gjatë kohës së dezinsektimit, duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. 

E Premte 22 Korrik: Aktash, Lagjen e Muhaxherrëve, Parkun e Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qytezën Pejton;

E Shtunë 23 Korrik: Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, , Vreshtat  dhe  Kolovica;

E Dielë 24 Korrik: Lakrishte, Dardani , Ulpianë, Vetërnik , Zonën Industriale , Lagja Nici dhe Kazerma  Adem Jashari;

 E Hënë 25 Korrik: Bregu i Diellit, Lagjia e Spitalit dhe Kalabria;

 E Martë 26 Korrik: Taslixhe, Velani , Mat , Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi;

E Mërkurë 27 Korrik: Hajvali, Mramor, Barilevë, Bërnicë,Besi, Bardhosh.

Komuna e Prishtinës gjithashtu ka apeluar te shoqatat e bletarëve dhe Bletarët e Komunës së Prishtinës për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat