Nesër fillon faza e katërt e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë

Prishtina

Nesër fillon faza e katërt e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 17:13
Ilustrim

Nesër do të fillojë faza e katërt  e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Siç bëhet e ditur në një kumtesë për media të kësaj komune, dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00.

Poashtu komuna që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti lut të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i sukseshëm.

“Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë” theksohet në njoftim.

Më poshtë mund t`i shihni datat dhe lagjet ku do të kryhet dezinsektimi:

E Premte 22 Korrik: Aktash, Lagjen e Muhaxherrëve, Parkun e Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qytezën Pejton;

E Shtunë 23 Korrik: Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, , Vreshtat  dhe  Kolovica;

E Diel 24 Korrik: Lakrishte, Dardani , Ulpianë, Vetërnik , Zonën Industriale , Lagja Nici dhe Kazerma  Adem Jashari;

E Hënë 25 Korrik: Bregu i Diellit, Lagjia e Spitalit dhe Kalabria;

E Martë 26 Korrik: Taslixhe, Velani , Mat , Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi;

.E Mërkurë 27 Korrik: Hajvali, Mramor, Barilevë, Bërnicë,Besi, Bardhosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat