Dua Lipa mban koncert në Prishtinë

Prishtina

Dua Lipa mban koncert në Prishtinë

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 12:30
Pamje nga konferenca

(E plotësuar) -  Më 7 gusht, Dua Lipa do të vijë në Kosovë, ku dy ditë pas kësaj do të mbajë koncert bamirës në Parkun e Gërmisë në Komunën e Prishtinës.

Të gjitha të hyrat materiale nga ky koncert do të shkojnë për bamirësi në fondacionin SunnyHill.

Për këtë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se është i kënaqur që Prishtina është ombrellë e koncerteve kulturore, ku ka shtuar se ky koncert është vetëm një fillim, pasi që në të ardhmen do të sjellin në Kosovë sa më shumë këngëtarë të njohur për qytetarët.

Shpend Ahmeti mban konferencë për media

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, Dukagjin Lipa, drejtor Ekzekutiv – Republika Communications dhe Ernest Jusufi – drejtor Ekzekutiv “Birra Peja” do të mbajnë konferencë për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat