Nesër protestë kundër vrasjes së qenve

Prishtina

Nesër protestë kundër vrasjes së qenve

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 13:17
Qenet endacak

Shoqatat për mbrojtjen e kafshëve do të organizojnë nesër një protestë kundër vrasjes së qenve.

Në një njoftim për media  PARK (People for Animal Right Kosovo) dhe ANIMA (Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve)  bëjnë të ditur se do të protestojnë kundër zhvillimeve të fundit në qytetin e Klinës dhe veprimeve tjera ku vriten kafshët.

“Me këtë protestë duam t'ua kujtojmë zyrtarëve komunalë dhe atyre qeveritarë që vendime të njëjta në tentativë për të zgjidhur problemin me kafshët e pastreha dënohen me ligjet e aplikueshme të Kosovës si dhe ato evropiane.  Vrasja masive e qenve endacak në Kosovë duhet të ndalet menjëherë”, thuhet në njoftim.

Protesta mbahet nesër duke filluar nga ora 14 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat