Ylli Hoxha i vetmi kandidat në krye të VV-së në Prishtinë

Prishtina

Ylli Hoxha i vetmi kandidat në krye të VV-së në Prishtinë

Më: 7 korrik 2016 Në ora: 20:24
Ylli Hoxha

Lëvizja Vetëvendosje është duke i mbajtur sot zgjedhjet e brendshme për Kryetar të qendrës së Prishtinës, ndërsa votuesit kanë në fletëvotim vetëm një kandidat.

Ylli Hoxha është kandidati i vetëm që dëshiron edhe një mandat tjetër në krye të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeqytetasit.

Donika Çapriqi, aktiviste e VV-së dhe anëtare e komisionit zgjedhor, arsyeton në një prononcim mungesën e kandidatëve të tjerë.

“Për një pozitë të tillë, siç është të qenit kryetar i qendrës së kryeqytetit, ka rezultuar që këtë përgjegjësi jo shumë njerëz ta pranojnë me aq lehtësi sa edhe të kandidojnë për këtë pozitë”, u shpreh Çapriqi.

Ajo njoftoi se qendrat zgjedhore do të jenë të hapura deri në orën 20:00.

Edhe vetë Ylli Hoxha ka hedhur votën në kuti gjatë ditës.

Ai tha për Kallxo se do të japë angazhim maksimal që VV të përparojë më tepër në Prishtinë.

“Besoj që nuk do t’i zhgënjej, do të jap angazhimin tim maksimal në mënyrë që Lëvizja Vetëvendosje të përparojë më tutje në Prishtinë dhe shpresoj që në të ardhmen ta largojmë këtë të keqe prej këtij vendi sepse vetëm me organizimin e këtyre koncepteve është e mundur që një e keqe e madhe që na ka dominuar për 16 vjet të reduktohet”, u shpreh Hoxha.

Ylli Hoxha tha se do të punojë që në Lëvizjen Vetëvendosje të mos ketë simpatizantë pasivë por ata të bëhen aktivistë “që do t’i kontribuojnë kauzave që i kemi përpara”.

Edhe kryetari i tanishëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, nuk kishte pasur kundërkandidat kur ishte zgjedhur në këtë detyrë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat