Dëmtohet objekti i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë

Prishtina

Dëmtohet objekti i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë

Më: 21 prill 2019 Në ora: 23:06
Foto

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut që kanë depërtuar brenda hapësirave të këtij objekti, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në vazhdimësi, raporton KTV.

As tavani i kësaj ndërtese nuk i ka shpëtuar prishjes nga uji, i cili fillimisht mblidhet mbi plate, pastaj arrin të futet brenda.

Për gjendjen e keqe, në të cilën ndodhet kjo qendër, është në dijeni edhe Komuna e Prishtinës, zyrtarë të së cilës thonë se kanë në dispozicion vetëm 40 mijë euro për renovimin e saj.

Sipas drejtorit të Mirëqenies Sociale, Dren Kukaj, as dy qendrat e tjera që ndodhen në kryeqytet, nuk janë në gjendje të mirë.

Për këtë, komuna ka një plan të ri për vitin e ardhshëm.

Ndërsa, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se kjo ministri në vazhdimësi ka kërkuar nga Komunat krijimin e ambientit dhe kushteve të përshtatshme për punë për punëtorët socialë në këto qendra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat