Tahiri paralajmëron masa për taksitë ilegalë në Prishtinë dhe shfrytëzuesit pa leje të hapësirave publike

Prishtina

Tahiri paralajmëron masa për taksitë ilegalë në Prishtinë dhe shfrytëzuesit pa leje të hapësirave publike

Më: 20 mars 2019 Në ora: 08:30
Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka thënë se janë duke punuar që ndërtimet pa leje në Prishtinë të pezullohen.

Ai ka potencuar që edhe shfrytëzimi i hapësirave publike pa leje do të gjobitet.

”Ka angazhim më shumë në terren më shumë telashe më shumë sfida. Pavarësisht të numrit të vogël që janë në fushën e ndërtimit, kemi arritur që gjatë këtyre dy mandateve t’i ndalojmë ndërtimet e egra”.

”Të gjitha këto vërehen nga inspektorët dhe merren masat e caktuara të ndëshkimit të parapara me ligj”.

”Në lidhje me çështjen e ndërtimit të rrethojave të vend punishteve kemi nisur edhe gjoba. Disa gjoba në ditë, nuk kam shifër të saktë por është një numër i konsiderueshëm i tyre”.

”Ka shumë ndërtime pa leje por ky proces po pezullohet. Ideja e procesit të legalizimit është që një pjesë e madhe e këtyre ndërtimeve të legalizohen”.

Tahiri po ashtu paralajmëroi masa edhe për taksitë ilegalë pasi kanë hasur në ngasës të cilët posedojnë kontrata pune në institucione, njofton Klan Kosova.

”Nuk mund të vazhdohet kështu siç ka qenë deri tash. Ne jemi të përkushtuar që të lirojmë hapësirë në trafik për qytetarët e Prishtinës e sidomos për trafikun urban”.

”Këtë aksion nuk do ta ndalim derisa kjo dukuri të zhduket në tërësi. Kemi shkuar me paralajmërim për ta por ka qenë e kot”.

”Komuna e Prishtinës një herë në vit lëshon leje për taksitë dhe secili prej tyre mund të aplikojë”.

”Ne e kuptojmë që disa prej tyre kanë gjendje të rëndë financiare por ka edhe prej tyre që kanë kontratë pune, dhe ka prej tyre që punojnë edhe nëpër institucione. Nuk janë të gjithë me probleme financiare”.

”Nuk mund të lejojmë që sheshi të shndërrohet në treg, do të ketë zero tolerancë për ata që tentojnë të shfrytëzojnë atë hapësirë pa leje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat