Shpend Ahmeti ia siguroi “mbijetesën” Ramush Haradinajt, Thaçi përsëri figurë kyçe e bisedimeve

Politika

Shpend Ahmeti ia siguroi “mbijetesën” Ramush Haradinajt, Thaçi përsëri figurë kyçe e bisedimeve

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 16 dhjetor 2018 Në ora: 22:26
Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj. Foto ilustrim nga "Bota sot"

“Ka qenë i ditur epilogu i PSD-së që në momentin që ka tradhtuar elektoratin, por nuk e di pasi që Shpend Ahmeti do të jetë bashkëkryesues në dialog apo do të ketë mundësi të punojë si kryetar i Prishtinës apo ndoshta udhëheqjen e Prishtinës do ta ketë si “hobi”, ka thënë deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku për gazetën “Bota sot”.

Më në fund pjesëtarë të pozitës dhe një pjesë e vogël e opozitës i thanë “po”, miratimit të rezolutës e cila i jep të drejtën Shpend Ahmetit që të bëhet bashkëkryesues i dialogut me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.

Me 59 vota për, 2 abstenime Kuvendi e miratoi rezolutën për ekipin negociator me Serbinë, e propozuar nga Partia Socialdemokrate (PSD).

Pjesa tjetër opozitës është deklaruar kategorikisht kundër këtij vendimi. Sipas tyre, kjo është vetëm blerje kohe për zgjatjen e jetës së qeverisë më të mbrapsht të cilën Kosova e ka pasur ndonjëherë.

E, shoqëria civile, konsideron se bashkëkryesuesit Limaj e Ahmeti kanë nevojë më shumë për njohjen e tyre ndërkombëtarisht si lider, se sa që do përfaqësojnë denjësisht interesat e Kosovës.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër, në gazetën "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat