Analisti politik: Me këmbënguljen amerikane do të marrin udhë shumë procese të bllokuara integruese

Politika

Analisti politik: Me këmbënguljen amerikane do të marrin udhë shumë procese të bllokuara integruese

Nga: N.H Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 23:17
Philip Kosnett

Analisti politik, Rexhep Shahu, duke e komentuar deklaratën e fundit të Ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se kryemiku i shqiptarëve me dashamirësinë më të madhe foli për problemet që po e mbajnë peng zhvillimin e Kosovës dhe për individët që kanë marrë peng të sotmen e të ardhmen e vendit.

“Natyrisht që ambasadori amerikan Kosnett në emër të shtetit të tij që është kryemiku i shqiptarëve na thotë hapur dhe me dashamirësinë më të madhe për problemet që mbajnë peng zhvillimin e Kosovës dhe për individët që kanë marrë peng të sotmen e të ardhmen e Kosovës, individë që pretendojnë se janë prurësit e lirisë e të pavarësisë së Kosovës, individë që pretendojnë se kanë në duart e tyre fatet e Kosovës, të sotmen e të ardhmen e saj”, ka pohuar Shahu.

Shahu për gazetën “Bota sot”, me tej shton duke thënë se është me shpresë se me qartësinë dhe këmbënguljen amerikane do të marrin udhë shumë procese të bllokuara integruese.

Image
Rexhep Shahu

“Ambasadori amerikan edhe kësaj here pohoi para opinionit publik ato gjëra që do të donte të artikulonte çdo njeri në Kosovë dhe sërish edhe me këto deklarime e qortime po duket se amerikanët e duan vendin tonë më shumë se shumë shqiptarë. Besoj se me qartësinë e këmbënguljen amerikane do të marrin udhë shumë procese të bllokuara integruese. Ne mos, do të ndizen aspiratat e kërcënuara shpesh të shqiptarëve”, ka thënë në fund, analisti politik, Rexhep Shahu, për gazetën “Bota sot”.

Ndryshe, kujtojmë se Ambasadori më i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, përçoj disa mesazhe qortuese për politikanët dhe zyrtarët e korruptuar në Kosovë.

Ai përmes një videoje e cila është bërë në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit e cila organizohet nga grupi prej disa OJQ-ve dhe mbështetet nga Ambasada Amerikane, Kosnett ka thënë se përkushtimi i qytetarëve të Kosovës kundër korrupsionit është themeli i arritjes së synimit për integrim perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat