Në seancën e së martës deputetë e Kuvendit kanë bërë akuza të ndryshme ndaj njëri lidhur mosliberalizimin e vizave. Opozita ka akuzuar qeverinë, ndërsa pozita ka akuzuar BE-në.
Njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Blerim Burjani ka treguar për “Bota sot” shkaqet të cilat e kanë shtyrë BE-në që Kosova të mos ketë liberalizim të vizave.
“Kuptohet Qeveria është përgjegjëse se pari për dështimet e mëdha mos qeverisja demokratike dhe ne mënyrë të përgjegjshme dialogun me BE, mos bindja e kësaj Qeverie se ka dështime të mëdha në luftimin e korrupsionit, nepotizmit, keqpërdorimit të pushtetit. Kapja e drejtësisë mos funksionimi i organeve të drejtësisë, të gjitha këto kanë bërë që BE të mos thotë fjalën e fundit se ka liberalizim”, ka shpjeguar ai për “Bota sot”.
Gjithashtu, ai ka shtuar se një pjesë e opozitës nuk ka ofruar përgjegjësit por vetëm kritikat, nuk janë shumë këmbëngulës ndaj veprimeve të dëmshme të pozitës. “Opozita apo me mire të themi një pjesë e opozitës nuk ka ofruar përgjegjësit por vetëm kritikat nuk janë kanë inovativë dhe jo edhe shume këmbëngulës ndaj veprimeve të dëmshme të pozitës, mos marrja të përgjegjësisë, përderisa një pjesë e madhe e opozitës kërkon zgjedhje pa ndalë dhe te gjitha problemet i sheh në luftën për pushtet por jo mirëqenie ekonomike, shëndetësore dhe sociale. Opozita nuk ka bërë shumë për problemet e përditshme për të i bërë pozitës më shumë presion për bërjen e Fondit për Sigurime Shëndetësore, dhe reforme të kategorive të shumtë asociale që shpenzojnë mbi 300 milion euro për skema të shumta sociale”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.