Njohësi i çështjeve juridike tregon disa arsye të “këqija” për Kosovën dhe vizat

Politika

Njohësi i çështjeve juridike tregon disa arsye të “këqija” për Kosovën dhe vizat

Nga: D.RR Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 13:35
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike Blerim Burjani, ka thënë për “Bota sot” se duhet të ketë sqarime nga BE-ja pse nuk ka liberalizim të vizave.

Ai thotë se qytetarët po i mbajnë pasojat.

Image
Blerim Burjani

“BE duhet së pari duhet të jetë e qartë pse nuk ka liberalizim te vizave. Duhet të ketë sqarime për të orientuar edhe ndryshimet në shtet, në rendin dhe ligj që është problemi më i madh. Mos gatishmëria për të luftuar krimin ekonomik të bëra nga kjo klasë politike po ka për pasojë mos liberalizimin dhe qytetarët po mbajnë pasojat , përderisa klasa politike është e pasuruar tej mase në kurriz të buxhetit të qytetarëve”, ka thënë Burjani.

Ai qartazi ua hedh fajin klasës politike në Kosovë për mos liberalizimin e vizave, duke ua renditur keqpërdorimet e tyre.

“Problem tjetër i theksuar mbetet zhvatja e buxhetit pa ndal, themelimi i qeverive glomuse të tipit kinez dhe miliona shkojnë huq për njerëz që sillen vërdallë të papunë si ministra dhe zëvendës ministra, borde, ndërmarrje publike me numër të madhe punëtorësh dhe pa arsyetim që shkojnë kah falimentimi i ndërmarrjeve, mos nxjerrja e asnjë aktgjykimi të formës së prerë për njerëz të politikes të involvuar në krime kundër pasurisë së shtetit etj. Deri më tash nuk ka kurrfarë ndryshimi në këtë temë, andaj si mendojnë qytetarët e Kosovës që me një klasë politike të kriminalizuar të shpërlajnë para në BE përmes liberalizimit të vizave. Është në duart e qytetarëve të ndryshojnë këtë gjendje ose mbetet shteti pengë i njerëzve të këqinjë dhe profiterëve të shumtë”, ka shtuar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat