Tahiri: Më përpara do të ndahet Bashkimi Evropian, se Kosova të marrë liberalizimin e vizave

Politika

Tahiri: Më përpara do të ndahet Bashkimi Evropian, se Kosova të marrë liberalizimin e vizave

Nga: G.B Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 14:52
Ramush Tahiri

Komisionari Johannes Hahn dje në Prishtinë dha mesazh për të qartë për liberalizimin e vizave, duke thënë se viti 2020 është më realisti.

Lidhur me këtë, politologu Ramush Tahiri, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se porosia e Hahn është dëshpëruese për qytetarët e Kosovës, derisa Serbia e cila është përgjegjëse për vuajtjet e miliona njerëzve në ish Jogusllavi, e ka këtë të drejtë qysh para 10 vitesh.

“Vizita e Komisionarit Hahn në Kosovë dhe sidomos porosia që e dha se kosovarët nuk mund të kenë liberalizim të vizave dhe të lëvizin lirshëm nëpër vendet e Bashkimit Evropian përpara vitit 2020 është shumë dëshpëruese e deprimuese për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dalim përkatësie etnike, fetare, racore, krahinore e tjetër. Kjo për faktin që Kosova ne territorin e së cilës ndodhi lufta gjatë viteve 1998-99, që ndodhën mizoritë, vrasjet, plagosjet, dhunimet shkatërrimet, dhe shpërngulja me dhunë e më shumë se gjysmës së popullsisë nga vendbanimet e veta, nuk po i jepet liberalizimi i vizave as dhjetë vjet pasi këtë të drejtë e morri Serbia, pushtetarët dhe ideologjia e së cilës konsiderohet shkaktare dhe përgjegjëse e këtyre vuajtjeve të miliona njerëzve në ish Jugosllavi”, është shprehur ai.

Tahiri thotë se zhgënjimi është dhe më i madh se pati misione të fuqishme ndërkombëtare në të gjitha fushat dhe u shpenzuan qindra miliona euro, që Kosova të mbetet prapa Serbisë për 10 vjet.

“Zhgënjimi është edhe më i madh kur dihet fakti së këtu pati misione të fuqishme ndërkombëtare në të gjitha fushat e shtetëndërtimit dhe të forcimit të demokracisë sidomos në rend dhe në sundim të ligjit në polici dhe në gjyqësi dhe është për të ardhur keq në rezultatet e vakëta të këtyre misioneve për punën e të cilave u shpenzuan aq shumë para, qindra milionë euro e për çka, për ta lënë Kosovën dhjetë vjet prapa Serbisë në plotësimin e standardeve ose qytetarët e saj dhe shtetin prapa Ukrainës e cila, sot është në luftë, ani që pa fajin e saj, nuk e kontrollon të gjithë territorin e saj dhe nuk i garanton të dhënat personale për të gjithë qytetarët e saj dhe nuk i ofron garancitë e besueshmërisë së dokumenteve të lëshuara”, la theksuar politologu.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës e kanë traditën e gjatë të lëvizjes së lirë në Evropë, derisa dhe ka të tillë që kanë shtetësi të shteteve fqinjëve, por këtë të drejtë nuk e kanë edhe fëmijët e tyre dhe mbeten të izoluar.

“Qytetarët e Kosovës e kanë traditën e gjatë të lëvizjes që lirë në Evropë më të gjatë se vendet e tjera ish komuniste, gjithashtu kosovarët që nga vitet e gjashtëdhjeta të shekullit njëzet punojnë e jetojnë në shtetet e Evropës duke qenë sot gjenerata e tretë e migrantëve më shumë se 700 mijë që është një e treta e popullsisë së gjithmbarshme të Kosovës, që janë shumë mirë të integruar në shtetet ku punojnë kontribuues të vlefshëm të vendit. Në pjesë e qytetarëve të Kosovës për shkak të jetesë në ish Jugosllavi kanë edhe shtetësinë e shteteve fqinje ose me lindje ose me martesë ose me jetesë e punë....pra nga përfitimi i liberalizimit të vizave simbolikisht do të fitonte ideja e Bashkimit Evropian e zgjerimit dhe e integrimit dhe një numër të rinjve të Kosovës që për dallim nga prindërit e tyre nuk shkuan e nuk vizituan asnjëherë një vend evropian, me gjithë dijen dhe kulturën universale dhe njohjen e gjuhëve”, ka vlerësuar Tahiri.

Më tej, ai vlerëson se më përpara mund të prishet Bashkimi Evropian se sa që të marrin liberalizimin e vizave qytetarët e Kosovës.

“E kam thënë më herët se përpara do të prishet Bashkimi Evropian se sa që qytetarët e Kosovës do ta marrin liberalizimin e vizave. Ketë jo nga mllefi por nga fakti se shteti e Kosovës nuk e kanë njohur pesë vende të BE jo për faktin se Kosova apo qytetarët e saj ju kanë bërë ndonjë faj, por për faktin se ato vende kanë paragjykime kanë projeksione të gabuara për problemet e veta të brendshme dhe reaksionin e rastit të Kosovës tek to. Tash kur rasti duhet të shqyrtohet nga secili shtet veç e veç, nuk mund të kapërcehen procedurat formale juridike si të trajtohet një shtet në parlamentin e një shteti i cili fare nuk e ka njohur pavarësinë e saj, gjë që asnjëherë nuk ka ndodhur deri me tash në gjithë historinë e Bashkimit Evropian. Rasti i Kosovës po zgjatë shumë nga çlirimi i saj nga administrimi ndërkombëtar dhe nga shpallja e pavarësisë si shprehje e lirshme e vullnetit të popullit të saj”, ka theksuar politologu Ramush Tahiri.

Ai vlerëson se kanë kaluar shumë vite nga kjo gjendje e Kosovës, ndërsa që Serbia asnjëherë nuk ka pasur pasoja për politikën dhe qëndrimin ndaj Kosovës, madje i është dhënë rol vendimtar në përcaktimin e fatit të Kosovës.

“Kaluan njëzet vjet në këtë gjendje ambivalente. Që është shumë. Ndoshta rasti i Berlinit të ndarë dhe Perdes së Hekurt mund të jetë shembull krahasimtar i përshtatshëm. Gjithashtu Serbia asnjëherë nuk pati pasoja për politikën dhe qëndrimin e saj ndaj Kosovës. Evropa u mjaftua. e individualizimin e krimeve dhe bota me një Gjykatë të Hagës, që pati efekt praktik të balancimit të krimeve, nën sintagmën juridike të gjithë përgjegjës dhe të gjithë fajtorë. Serbia në vend që të përjashtohej ose të neutralizohej për periudhën së paku njëzet vjeçare në çdo çështje rreth Kosovës, përkundrazi asaj i është dhënë vendimtar, bile më shumë se veç përfaqësuesve të popullit të Kosovës, në përcaktimin e fatit përfundimtar të shtetit të Kosovës. Bashkimi Evropian e ka marr si të mirëqene si legjitime dhe si krejt legale qëndrimin zyrtar të Serbisë se ajo kurrë nuk do ta njohë pavarësinë dhe shtetin e Kosovës”, ka vazhduar ai më tej.

Tahiri pyet se a po pret Evropa që Kosova të bëhet pjesë e Serbisë tani kur dialogu teknik është kthyer në politik, kur udhëheqësit e Kosovës shkojnë nën flet-arreste të Serbisë, ndërsa zyrtarët  e Serbisë lëvizin të lirë.

“Shtrohet pyetja çka pret Evropa, që Kosova do të bëhet pjesë e Serbisë kur tash dialogun teknik Bruksel e ka kthyer ne dialog politik statusor për të ardhmen e Kosovës nën firmën e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ndërmjet Serbisë e Kosovës. Në këto bisedime udhëheqësit e Kosovës si çlirimtarë shkojnë nën fletë-arrestet e gjykatave të Serbisë dhe në kërkim të Interpolit, ndërsa zyrtarët e Serbisë shkojnë si të lirë e pa akuzë edhe pse ishin zëdhënës të kriminelëve Milosheviq e Sheshel artës të ideve dhe veprimeve gjenocidiale”, është shprehur ai.

Politologu tregon dhe se BE në vitin e ardhshëm mbanë zgjedhjet dhe pritet që institucionet e BE-së të kenë ndikim kundër zgjerimit të saj dhe kundër Kosovës.

“Tash ne shtet e Bashkimit Evropian vitin e ardhshëm do të jenë zgjedhjet dhe pritet që partitë e djathta dhe të ngjashme të fitojnë dhe kenë ndikim në institucionet e BE duke qenë kundër politikave të zgjerimit por edhe kundër Kosovës dhe kundër vet politikave të Shengenit me rritjen e gjasave që disa vendeve të mos lejohet Shengeni i plotëson disa nga vendet te kenë kushte shtesë për hyrje daljet në shtete e tyre”, ka përfunduar politologu Ramush Tahiri për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat