"Me këtë qeveri zor se hiqen vizat edhe në 2020"

Politika

"Me këtë qeveri zor se hiqen vizat edhe në 2020"

Nga: G.B Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 21:51
Ilustrim

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hhan ka thënë se viti 2020 është koha më realiste për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Këto komente i bëri përmes një konference për media gjatë qëndrimit në Prishtinë, ku tha se nuk duhet të mbahemi peng të datave.

“Puna është kryer nga Kosova, kur është marr vendimi, ishte radha jonë të implementojmë. Kjo ka filluar me raportin përfundimtar nga ana e Komisionit, pastaj është marr Parlamenti me këtë çështje, kanë qenë pesëqind vota për, njëqind kundër. Pra, ka pasur një shumicë të madhe. Tash çështja gjendet në Këshillin Evropian. Këshilli është ai që merr më shumë kohë, për ta kaluar këtë hap të procesit, kam shumë besim që viti 2020 është shumë realiste, ndoshta më herët, por mos mbani peng të datave”, tha kryekomisioneri Hahn.

Image
Drita Millaku

Lidhur me këtë, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka thënë për gazetën “Bota sot” se  liberalizimi i vizave nuk mund të mendohet me këtë qeveri dhe se faji është tek vetja.

“Së pari tashmë jam e bindur se liberalizimi i vizave as që mund të mendohet me këtë nomenklaturë qeverisëse. Së dyti fajtorin nuk duhet të kërkohet tek të tjerët por te vetja”, është shprehur ajo.

Sipas Millakut, zor se do të hiqen vizat edhe në vitin 2020 me këtë qeveri.

“Dhe së fundi për liberalizim duhet që ne ta vlerësojmë veten ta luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Me këtë qeveri zor se hiqen vizat edhe në 2020”, ka deklaruar deputetja Drita Millaku për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat