Serbia në eksportin e saj fuste edhe ushqime kafshësh për qytetarët e Kosovës

Politika

Serbia në eksportin e saj fuste edhe ushqime kafshësh për qytetarët e Kosovës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 13 nëntor 2018 Në ora: 17:07
Ilustrim

“Këtë me kohë e patë hetuar Lëvizja e VV-së, e cila kërkonte kontroll dhe reciprocitet në këmbimin e mallrave me Serbinë, e cila u mundonte ti ndalonte në kufij, ua rrotullonte kamionët me mallra, përderisa në anën tjetër aktivistët e LVV persekutoheshin nga pushteti i jonë për veprime të tilla. Tash vonë i paska ra në mend Kosovës se duhet të bëjë diçka në këtë drejtim, sepse Qeveria e Kosovës e solli një vendim për taksimin me 10% të mallrave që hyjnë nga Serbia”  ka thënë prof. Binak Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Ndonëse ende nuk ka liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, krerët e institucioneve të Kosovës, kanë nënshkruar marrëveshje me BE-në për lëvizje të lirë të mallrave.

Nga ana tjetër, Kosovës në vazhdimësi po i bëhet presion pas vendosjes së taksës për mallrat e Serbisë. Madje edhe dialogu me Serbinë po kushtëzohet me heqjen e taksës prej 10% për mallrat që vijnë nga Serbia e Bonje Hercegovina.

Në këtë situatë, analistët po vlerësojnë se Kosova nuk është e gatshme që të mos i nënshtrohet këtij presioni.

Njohësit e çështjeve politike kujtojnë se Serbia është ajo që në eksportin e saj fuste edhe ushqime kafshësh dhe askush nuk kundërshtonte.

Kosova sipas tyre, lejonte një import kaq të madh nga Serbia pa kurrfarë kriteri.

Maxharraj: Këtë me kohë e kishte hetuar LVV

Profesori Binak Maxharraj, taksën në mallrat e Serbisë e ka vlerësuar si vendim të drejtë që ka bërë Kosova, nga e cila nuk duhet të hiqet dorë, megjithatë sipas tij, në teorinë dhe praktikën ekonomike, nuk ka lidhje midis lëvizjes së lirë të mallrave dhe liberalizimit të vizave.

Image
Binak Maxharraj

“E them kështu sepse e para, ka të bëje më lëvizjen e mallrave, në kuptimin figurative, pasi ato nuk janë të njëjta. Mallrat nuk lëvizin vet, nëse nuk futen në lëvizje, sepse nuk janë të rrezikshëm. Kurse lëvizja e njerëzve ka të bëjë me njerëz. Lëvizja e tyre i nënshtrohet disa rregullave dhe ligjeve të posaçme. Marrëveshja për Lëvizjen e lirë të mallrave u nënshkrua edhe nga Kosova, pasi Marrëveshjes së CEFTA-së, kishte për qëllim që çdo shtete, pra edhe Kosova të ketë të drejtën e vet, që të jetë e lirë në shitjen e produkteve të tyre në tregun Evropian. Pasi dihet që edhe mallrat i kanë ligjet e tyre të tregut, të cilat e përcaktojnë ofertën dhe kërkesën në treg, e këtu konkurrenca e ka fjalën kryesore. Mund të dalësh me një mall në tregun Evropian dhe ta shohësh se sa je konkurrent me at mall, a do ta shesësh apo jo. Në at treg nuk do ta shesësh, përderisa në atë treg është një mall i një shteti tjetër,  i cili është më konkurrent apo më i mirë se i yti. Askush nuk vjen  ta blej mallin tënd, nëse aty ka një mall të njëjtë më kualitativ. Kurse lëvizja e lirë e njerëzve u nënshtrohet disa kritereve tjera të cilat çdo shtet duhet plotësuar nëse duan që të jenë pjesë e Evropës,“ ka thënë profesor Maxharraj.

Ai ka thënë se, Serbia është ajo që në eksportin e saj na fuste edhe ushqime kafshësh dhe askush nuk kundërshtonte.

“Këtë me kohë e patë hetuar Lëvizja e VV-së, e cila kërkonte kontroll dhe reciprocitet në këmbimin e mallrave me Serbinë, e cila u mundonte ti ndalonte në kufij, ua rrotullonte kamionët me mallra, përderisa në anën tjetër aktivistët e LVV persekutoheshin nga pushteti i jonë për veprime të tilla. Tash vonë i paska ra në mend Kosovës se duhet të bëjë diçka në këtë drejtim, sepse Qeveria e Kosovës e solli një vendim për taksimin me 10% të mallrave që hyjnë nga Serbia. Është ky një vendim i arsyeshëm që duhet të qëndrojë prapa atij vendimi, e të mos dorëzohet nga presionet e ndryshme që vijnë nga Evropa. Por, duke e ditur se çfarë qyqarësh kemi në pushtet, kjo rezistencë është vështirë të ndalët nga presioni Evropian. Bile Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i doli zot Evropës, e jo shtetit të vet, duke e kritikuar një masë të këtillë nga Serbia. Kjo është e natyrshme nga ana e tij, kur dihet fakti se Thaçi që shumë vite të pasluftës është i zënë rob i Serbisë, dhe punon sipas kanaleve të saj”, ka thënë profesor Binak Maxharraj.

Burjani: Politikat tregtare duhet të jenë të qarta dhe të planifikuara

Kurse, njohësi i çështjeve politike e juridike Blerim Burjani, duke folur rreth kësaj çështje ka thënë se me rëndësi është që të mbrohet produkti vendor dhe konsumatori.

Sipas tij, Kosova është shumë e varur nga importi, pasi çdo mall që ndalet nga një shtet dhe që mungon ne Kosovë duhet të gjendet zëvendësimi.

Image
Blerim Burjani

“Pra duhet kalkuluar dhe planifikuar qartë importin se nëse nuk ka import nga Serbia disa mallra duhet të importohen së pari nga shtetet e rajonit në rajoni, Maqedonia, Shqipëria, Mali Zi apo Greqia. Importi duhet të ndodhë në BE-në dhe në shtetet tjera, sepse tani duhet pasur një vlerësim të drejt të mallrave tregtare, duke u nisur nga ajo se sa dhe si plotësohen interesat e konsumatorit në Kosovë, sepse në tregti nuk punohet me inate dhe armiqësi, por me nevojë. Secili shtet dëshiron të mos ketë fare import, edhe pse të  gjitha kanë, madje edhe shtetet e mëdha kanë bashkëpunime, si raporti tregtar Kinë –SHBA, apo Rusi -BE në sferën e gasit. Pra, politikat tregtare duhet të jenë të qarta dhe të planifikuara, mungesë nuk mund të ketë sepse edhe nuk guxon të ketë në Kosovë për shkak të bllokimit të importit”, ka thënë Burjani.

Ai konsideron se vendosja e politikave të drejta dhe në favor të konsumatorit të Kosovës, duhet të ndodhin doemos.

“Kosova nuk mund të plotësojë nevojat as me miell, sidomos tani kur dihet se për të importuar një mall nga një shtet në BE dhe jashtë, llogaritet edhe kostoja e transportit, sepse përveç vlerave tjera të produktit një produkt i importuar në BE dhe jashtë saj, ka koston më të shtrenjtë, edhe pse kjo varet shumë edhe nga cilësia e mallit që shitet në Kosovë. Gjithashtu Kosova në disa situata ka nevojë për politika tregtare që shesin produktin vendor më lirë, por jo edhe nëse në mungesë të importit jashtë të shtrenjtësohet çmimi i produkteve, sepse kjo lehtë mund të ndodh në Kosovë që të ngritën çmimet e disa produkteve. Pra, duhet së pari shumë mirë të vlerësohet se sa Kosova mund të plotësojë kërkesa me mallra të prodhohen brenda shteti dhe çka nëse ka mungesë të mallrave kur nuk ka kapacitete ekonomia e brendshme të përballojë. Kjo është çështje e përllogaritjes që është dashtë të bëjë Qeveria paraprakisht ta di me saktë këtë çështje”, ka thënë Burjani.

Haziri: Të ringrihet tregu kombëtar

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri, ka thënë se Kosova patjetër që duhet të bëjë përpjekje që të jetë pjesë e të gjithë organizmave të rangjeve regjionale, evropiane e ndërkombëtare.

Image
Ismet Haziri

“Ky anëtarësim është njëlloj matje e bilateralizmit dhe aftësi e përballimit jo vetëm të konsumimit por edhe të eksportimit të mallrave, shërbimeve, kulturës, sigurisë e më gjerë. Pra lëvizja e lirë nuk ka të bëje aspak me këto anëtarësime. Kjo për faktin e një politik-bërje të pacipë me prezencë oportune, të kriminalitetit. Presioni nuk është nga fakti që të ruhet ekonomia serbe nga një masë preteksionist, por nga parimi i respektimit të një marrëveshje. Prandaj, në kohën e globalizimit dhe të tregut të përbashkët ekonomi nuk mbrohet me masa administrative, por me politika zhvillimore, stimulues e subvencionuse për nxitje të rritjes së kualitetit e kuantitetit duke u bërë konkurrent në tregun kombëtar dhe regjional”, ka thënë Haziri.

Ai konsideron se Qeveria duhet të bazohet në ligjshmëri ekonomike, sepse masat e ndërmarra janë popullsitë për konsum politikë, por të pa qëndrueshme ngase fatkeqësisht mekanizëm konsistencë nuk kanë.

“Sa i përket bojkotit mendoje se kjo është çështje e vetëdijes së konsumatorit dhe nivel edukate kombëtare sepse lind pyetja se kah po i shpenzojnë paratë. Kjo çështje i përket shtetit se si orienton politikat e bashkëpunimit dhe rrjetit tregtar se si i kanë interesat. Që tu shmangemi këtyre mallrave ne duhet të ngrinim tregun kombëtar në prioritet duke kërkuar cilësi dhe orientim drejte Kroacisë si shtet mik dhe me produkte të cilësisë më të lart por edhe që Serbisë të mos ia shtrim armën ekonomike të na godet politikisht e kombëtaresh”, ka thënë njohësi i çështjes politike Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat