Haziri: Thaçi po kërkon imunitet në raport me Gjykatën Speciale

Politika

Haziri: Thaçi po kërkon imunitet në raport me Gjykatën Speciale

Nga: N.H Më: 14 tetor 2018 Në ora: 21:02
Hashim Thaçi

Analisti politik, Nexhat Haziri, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se largimi i njerëzve dhe aleatëve nga marrëdhëniet me presidentin Thaçi po bëhet si një gjë e zakonshme, pasi i pari i shtetit në sytë e ndërkombëtareve po shihet si një njeri që po e rrezikon Kosovën.

Image
Nexhat Haziri

“Dorëheqja e këshilltarit të presidentit Thaçi, David Philips përpos që tregon se Thaçi po mbetët vetëm në idetë e tij për ndarjen e Kosovës, po ashtu është një tregues se presidenti akoma nuk po ndalet me idetë e tij në dëm të Kosovës. Dhe largimi i njerëzve dhe aleatëve tanë nga marrëdhëniet me Thaçin kjo po bëhet tani si një gjë e zakonshme, pasi Thaçi në sytë e tyre po shihet si një njeri që po e rrezikon Kosovën dhe natyrisht edhe interesat gjeostrategjike të shteteve perëndimore që kanë qenë mbështetëse të çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, është shprehur Haziri.

Tutje, analisti politik shton se për Hashim Thaçin tashmë po shihet qartë se për të nuk është më e rëndësishme Kosova, mirëpo, siç potencon ai, fati i tij politik i cili po rrezikohet nga Gjykata Speciale.

“Ky njeri më nuk është kredibil e as i besueshëm për marrëdhëniet e Kosovës me aleatët perëndimor, gjë që është shumë indikativë se presidenti Thaçi për të hequr dorë nga projektet e tij për ndarje të Kosovës, do të kërkoj nga shtetet perëndimore që t’i garantojnë një lloj imunitetit në raport me Gjykatën Speciale”.

“Për Thaçin tashmë po shihet qartë se për të nuk është më e rëndësishme Kosova por fati i tij politik i cili po rrezikohet nga kjo gjykatë”, ka përfunduar analisti politik, Nexhat Haziri, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat