Kërkohet dorëheqja e të akuzuarve në rastin “Veterani”

Politika

Kërkohet dorëheqja e të akuzuarve në rastin “Veterani”

Nga: A.M. Më: 14 tetor 2018 Në ora: 16:05
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Blerim Burjani ka theksuar për “Bota sot” se çështja e aktakuzave në rastin “Veterani” nuk mund të ndërlidhet me individët.

“Për këtë temë nuk ka të dhëna, SHBA e përkrahin FSK dhe transformimin kushtetues të ushtri, pra  çështja e aktakuzave nuk mund të ndërlidhen me individët, prandaj SHBA e përkrahin FSK, përderisa personat e apostrofuar nga prokuroria do të trajtohen si rastet veçanta dhe të izoluara nga institucioni ku punojnë”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ka shtuar se personat nën aktakuzë duhet të japin dorëheqje prej posteve.

“Objektivisht personat nën aktakuzë duhet të japin dorëheqje prej posteve. Çështja e veteranëve është skandali me i madhe përveç fusnotës”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

Ndryshe, këto ditë është raportuar se ShBA, më saktësisht Administrata amerikane, përfshirë Ambasadën në Prishtinë dhe komponentin ushtarak e ka shkëputur bashkëpunimin dhe komunikimin me ministrin e MFSK-së Rrustem Berisha dhe me zëvendësministrin e tij Agim Çeku, prej se janë shpallur aktakuza për veteranët e rrejshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat