Analisti politik: Askush nuk është i rëndësishëm më për Thaçin

Politika

Analisti politik: Askush nuk është i rëndësishëm më për Thaçin

Nga: N.H Më: 13 tetor 2018 Në ora: 22:18
Hashim Thaçi

Eksperti i fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare, Ali Hertica, thotë se situata në Kosovë po përshkallëzohet, shkak i kastës së brishtë politike, e prirë nga presidenti Thaçi.

Image
Ali Hertica

“Tani situata thuajse po shkallëzohet nga kjo kastë e brishtë politike e prirë nga presidenti Thaçi dhe mos lejimi i korrigjimi i kufijve nga as një subjekt politik dhe qytetar,  ku tani është marrëveshje e keqe dhe e dhembshme , e cila nuk do të normalizonte marrëdhëniet me Serbinë apo do ta vendoste Kosovën në një pozicion për të fituar njohje më të madhe globale siç pretendojnë disa politikbërës pa platformë të qartë politike për shtetin e Kosovës”, thotë njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Tutje Hertica ripërsërit fjalët e Philips se korrigjimi i kufijve përfaqëson një tradhti historike ndaj popullit të Kosovës.

“Tani eksperti i Politikës së Jashtme, David Phillips, njëherësh këshilltar për Marrëdhënie me Jashtë i angazhuar nga vet Hashim Thaçi për marrëdhëniet me jashtë, ku sipas disa deklaratave, Philips ka kundërshtuar idenë e ndarjes apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe çdo herë sinjalizonte se është alternativa më e keqe për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve”.

“Ithtarët e korrigjimit të kufijve besojnë se mos-njohësit e BE-së do të pranonin një Kosovë të rikonfiguruar dhe se SHBA-ja mund ta bindë Rusinë dhe Kinën që të heqin kundërshtimin e tyre ndaj anëtarësimit të Kosovës në OKB. Por korrigjimi i kufijve përfaqëson një tradhti historike të popullit të Kosovës. Ajo minon parimet demokratike të multikulturalizmit dhe pluralizmit politik për të cilin shumë prej tyre kanë vdekur në Ballkanin Perëndimor”.

Krejt në fund, ai thekson se kjo që po reflekton sot në politiken e Thaçit është tregues se askush nuk është i rëndësishëm për të.

“E gjithë kjo qe sot po reflekton në politiken e Thaçit tregon se askush nuk është i rëndësishëm për të dhe as miqësia ndaj shteteve aleate të Kosovës dhe politikanëve besnik perëndimor për Kosovën që ndihmuan për tu bërë shet me këta kufij”, ka përfunduar Hertica për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat