“Kosova po dëmtohet me eksperimente të reja”

Politika

“Kosova po dëmtohet me eksperimente të reja”

Nga: A.M. Më: 13 tetor 2018 Në ora: 16:12
Ilustrim

 Analisti politik Hidajet Ahmeti ka vlerësuar se me eksperimente politike nuk duhet të humbet kohë pasi që vendi në vazhdimësi është dëmtuar.

Image
Hidajet Ahmeti

“Lojëra të tilla politike nuk janë në dobi të shtetit të brishtë të Kosovës, e aq më pak qytetarëve të saj, të cilët janë lodhur nga ky mjerim socio-ekonomik. Eksperimente të tilla politike nuk janë të udhës të bëhen, por as të humbet kohë me to, pasi që Kosova mjaft ka eksperimentuar me çështje të ndjeshme të shtetësisë dhe në vazhdimësi ka dëmtuar substancën e Republikës”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai është shprehur se ide të reja po krijohen për qëllime të caktuar politike.

“Gjykoj se, sajimi i temave të reja është me qëllime të caktuara politike, në njërën për të shpërqendruar opinionin publik nga problemet reale që ballafaqohet, kurse në anën tjetër për tu fuqizuar vetën në raport ndërkombëtar”, ka theksuar ai.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat