Pacolli tregon disa arsye, pse këtë vit nuk mund të ketë liberalizim të vizave

Politika

Pacolli tregon disa arsye, pse këtë vit nuk mund të ketë liberalizim të vizave

Nga: N.A Më: 12 tetor 2018 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Çështja e liberalizimit të vizave është bërë pjesë e debateve të ashpra politike ndërmjet pozitës, opozitës dhe Presidentit Hashim Thaçi. Në institucionet e BE-së ky proces është në procedurë, pritet edhe vendimi i Këshillit të Ministrave, por për politikanët kosovarë po e vënë në pikëpyetje liberalizimin për shkak të përplasjeve në mes vete. Ndërsa afate kohore për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës janë dhënë prej kohësh nga krerët e shtetit.

E tani kur ka mbetur dhe faza finale, votimi nga Këshilli i Ministrave, nga BE kanë thënë se Kosova duhet të punojë ende në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndërsa, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka thënë se nuk duhet të jepen deklarata që përcaktojnë afate kohore për liberalizim, pasi nëse ka abuzim apo nuk përmbushen kriteret, regjimi për vizat mund të pezullohet.

Image
Fitore Pacolli

Mirëpo cilat janë gjasat që liberalizmi të mos ndodhe brenda këtij viti dhe çka mund të ndikoj në shtyrjen eventuale?

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli njëherit anëtare në Komisionin e Punëve të Jashtme ka thënë për gazetën “Bota sot” se shtet anëtare tashmë kanë probleme më fluks të madh refugjatëve dhe nuk janë të interesuara ti hapin probleme vetes me fluksin e refugjatëve nga Kosova.

“Nuk ka ndonjë datë të saktë nëse do te votohet këtë vit për liberalizimin e vizave në Këshillin e BE. Sido që të jetë situata për Kosovën është shumë e pafavorshme duke marre parasysh që disa shtete në BE tani janë kundër liberalizimit të vizave. Vendimet që shtetet marrin varet shume nëse ato tani janë të bindura nëse Kosova ka plotësuar kriteret e kërkuara por edhe gjendja e rëndë ekonomike e sociale në vend mund të ndikoj ngase shtetet anëtare tashmë vetëm se kanë probleme të mëdha me fluksin e refugjateve dhe nuk janë të interesuara ti hapin vetes probleme me qytetarë nga Kosova që mund të shkojnë në këto shtete për kushte më të mira. Përveç kësaj janë zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 që do të mbahen në muajin maj si dhe rritja e partive të djathta ekstreme që mund të ndikojnë në vendimet që marrin shtetet” ka përfunduar deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat