Partia e Shpend Ahmetit tregon se për cilën parti kanë vija të kuqe

Politika

Partia e Shpend Ahmetit tregon se për cilën parti kanë vija të kuqe

Nga: N.H Më: 10 tetor 2018 Në ora: 22:10
Shpend Ahmeti

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyrë Kuçi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se partia e saj qëndrimin e saj për koalicione e ka përsëritur disa herë, ndërsa potencon se vija të kuqe kanë vetëm për PDK-në e Kadri Veselit.

Image
Natyrë Kuçi

“Në lidhje me koalicionet e kemi dhënë qëndrimin si Parti Socialdemokrate, dhe të njëjtin e kemi përsëritur disa herë në paraqitje të ndryshme publike. Kemi deklaruar tashmë se vija të kuqe kemi për PDK-në”, ka thënë zëdhënësja e PSD-së.

Tutje, Kuçi ka shtuar se në lidhje me çfarëdo bashkëpunimi tjetër, janë organet e partisë ato që do të diskutojnë dhe të marrin vendimin e duhur.

“Në lidhje me çfarëdo bashkëpunimi tjetër është vendim që organet tona do ta diskutojnë dhe të marrin vendim në kohën e duhur”, ka përfunduar zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyrë Kuçi, për gazetën “Bota sot”.

Ndryshe, përmes një komunikate për media, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se është e gatshme të takohet me partitë parlamentarë për t’u marrë vesh për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

 “Këto qëndrime duhet të jenë të qarta edhe për kryetarin e Kuvendit. Si parti politike, më e madhe në Kosovë, qëndrimet tona i shpalosim para anëtarësisë dhe  qytetarëve tanë, kurse  në Kuvend përmes grupit tonë parlamentar”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat