PDK duhet të shkojë në opozitë

Politika

PDK duhet të shkojë në opozitë

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 26 shtator 2018 Në ora: 10:50
Kadri Veseli, PDK

Nëse kërkojmë në internet për PDK, rikujtojmë memorien tonë “se Partia Demokratike e Kosovës PDK është një parti politike, e formuar pas mbarimit të luftës në vitin 1999 nga udhëheqës të UÇK-së, shumica e të cilëve deri asokohe ishin aktivistë dhe udhëheqës të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Në fillim partia kishte emrin Partia për Progres Demokratik e Kosovës, por më vonë e ndërroi emrin në Partia Demokratike e Kosovës”.

Besoj se s`ka njeri në Kosovë, njeri normal, që s’është bindur se pikërisht kjo parti e ka shkatërruar vendin deri në ato përmasa sa është bërë thuaje e pamundur që në Kosovë të mund të jetosh i ndershëm. Qysh nga ardhja e saj në pushtet, por edhe para se të vijë, kjo e quajtura parti politike, asnjëherë nuk ka funksionuar si e tillë, më tepër ka operuar si organizatë kriminale. Veprimet e saja e dëshmojnë një gjë të tillë, por s`mund të presësh shpartallim të saj, derisa drejtësia është shërbëtore e saj, dhe ku prokurorët emërtohen me telefonata. Përfundimisht Kosova me PDK në pushtet është shndërruar në sketërrë, vend të krimit dhe drogës, kriminalitetit dhe prostitucionit. Tashmë që këto po i dimë të gjithë, me të drejtë shtrohet pyetja: Çfarë duhet bërë që të çlirohet vendi nga PDK, nga këtë që një dekadë e kanë kapur shtetin, duke e përdorur si mjet për qëllimet e tyre?!.

Së pari duhet hartimi i një platforme të përbashkët të opozitës, e cila duhet t’i lë anash ndasitë eventuale, me orientim të qartë për të treguar rrugën se si do të rrëzohet kjo qeveri dhe presidenti aktual. Pastaj bashkëngjitja e programit të ardhshëm të qeverisë së re, që duhet të ketë si pikënisje nxjerrjen e vendit nga gjendja e mjerë në të cilën ndodhet. Kosova ka nevojë emergjente për ta nxjerr nga humnera si politike, ashtu edhe ekonomike ku  e ka futur kjo qeveri. Duke qenë e keqja më e madhe për vendin, duhet që njëherë e përgjithmonë PDK të dërgohet në opozitë, që do i bënte mirë edhe vet asaj. Të qenurit në opozitë do e bënte PDK-në që të reflektoj për të gjitha gabimet dhe dëmet që i ka shkaktuar vendit, dhe në anën tjetër Kosova do të merrte frymë më lirshëm, marr parasysh se me PDK në pushtet vendi çdo ditë po degradon. Fatkeqësisht PDK ka instaluar një mentalitet të mbrapshtë qeverisës, duke legjitimuar krimin dhe hajninë, gangsterët marrin poste. Andaj të gjithë që duan vendin, qoftë qytetarë të rëndomtë, pastaj edhe partitë politike dhe Organizatat joqeveritare, të jenë tok rreth një ideali të përbashkët-largimin e PDK nga pushteti, si e vetmja shpresë që vendi të filloj të merr frymë. Kjo duhet të ndodh derisa nuk është vonë, ndryshe s`do e kemi as këtë Kosovë që e kemi sot. Pazaret e Hashimit dhe Kadriut me tokat e Kosovës duhet ndalur me çdo kusht. Kosova nuk guxon të bëhet kurban i fatit të një njeriu të vetëm, as e një grupacioni apo partie politike. Duke hapur tema të reja, kauza të rrejshëm, Hashimi dhe PDK po mundohen të mbesin në pushtet, ose në pushtet ose në burg. Nuk i kanë duart e pastra që nesër të mund të mbesin opozitë e ndershëm, pasi ndërrimi i pushteteve është proces normal i demokracisë. Për aq kohë sa PDK mbetet në pushtet është utopike të mendosh se Kosova do të shoh ditë të mira, largimi i PDK-së nga pushteti është veprim kombëtar për ta shpëtuar vendin, ndryshe historia nuk do na e fal. Të gjithë kundër të keqes, derisa nuk është bërë shumë vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat