Anton Quni flet për “korrigjimin e kufirit”: Thaçi duhet t’i dijë rreziqet

Politika

Anton Quni flet për “korrigjimin e kufirit”: Thaçi duhet t’i dijë rreziqet

Nga: N.A Më: 25 shtator 2018 Në ora: 14:56
Anton Quni

Ideja e presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë mori vëmendje ndërkombëtare, madje edhe pse hasi në kundërshtime të ashpra, ky i fundit nuk pranon të zmbrapset nga kjo ide.

Mirëpo çfarë mund të fshihet pas “korrigjimit të kufijve”?

Deputeti i i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni në një intervistë ekskluzive me gazetën “Bota sot”, ka thënë se loja me kufij i ka përmasat dhe rreziqet e veta në të cilat Thaçi duhet të jetë i vetëdijshem.

Tutje, Quni ka theksuar se njohja e Kosovës nga më shumë së 100 vende e ka mbyllur procesin e vijëzimi të saj.

“Përderisa presidenti Thaçi dhe akterët e tjerë në vendimmarrje po flasin me kode të pakuptueshme, po i lihet vend imagjinatës. Sidoqoftë, ne nuk mundemi dhe nuk duhet lejuar assesi që dikush që ka humbur gjithë kredibilitetin jashtë dhe brenda vendit që për nevoja të agjendës private të tentoj ti negocioj tash edhe kufijtë e Kosovës. Loja me kufij i ka rreziqet e veta për përmasat e të cilit rrezik secili do të duhej të ishte i vetëdijshëm. Shpallja e pavarësisë së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran dhe njohja e saj nga më shumë se 100 vende të botës ka përmbyllur procesin e vijëzimit të hartës së saj”, ka potencuar deputeti i LDK-së, Anton Quni.

Intervistën e plotë do të mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës "Bota sot"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat