“Çdo institucion është i zaptuar, Qeveria duhet të rrëzohet”

Politika

“Çdo institucion është i zaptuar, Qeveria duhet të rrëzohet”

Nga: G.B Më: 24 shtator 2018 Në ora: 21:48
Qeveria e Kosovës, foto arkiv

Prej kohësh opozita ka paralajmëruar mocion votëbesimi për Qeverinë e Kosovës, por që ende nuk e ka dërguar në Kuvend për shkak të mungesës së numrave.

Lidhur me numrat për mocionin, deputeti i Kuvendit të Kosovës në kuadër të Grupit Parlamentar të LDK-së, Korab Sejdiu, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se ende nuk i kanë votat.

Image
Korab Sejdiu

“Natyrisht, për një mocion për rrëzim të qeverisë na duhen votat në Kuvend, të cilat vota ende nuk i kemi. Anomalitë kushtetuese kanë lënë përfaqësuesit e pjesës dërmuese të qytetarëve në opozitë”, është shprehur Sejdiu.

Ai thotë se Qeveria duhet të rrëzohet pasi çdo institucion është i zaptuar.

“Shihet qartë se çdo institucion i vendit është ose i zaptuar ose jofunksional, dhe rrjedhimisht, e vetmja mundësi institucionale që iu ka mbetur qytetarëve për të kthyer vendin në binarë janë protestat. Dhe kjo do të rezultonte në rrëzim të qeverisë aktuale nga presioni publik, me shpresë që zgjedhjet e reja do të rezultonin me një qeveri legjitime”, ka deklaruar deputeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat