Protesta, opsioni i fundit i LDK-së për zmbrapsjen e Thaçit

Politika

Protesta, opsioni i fundit i LDK-së për zmbrapsjen e Thaçit

Nga: N.A Më: 24 shtator 2018 Në ora: 12:45
LDK

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muharrem Svarqa në një bisedë me gazetën “Bota sot”, ka thënë se kur të shteren të gjitha rrugët institucionale, atëherë LDK do të organizojë protesta masive.

Tutje, Svarqa ka treguar se në mbledhjen e kryesisë së LDK-së, është folur edhe për platformën zgjedhore edhe platformën e dialogut me Serbinë pas zgjedhjeve.

Image
Muharrem Svarqa

“Në mbledhjen e kryesisë së LDK-së do të diskutohet për platformën zgjedhore dhe për platformën e dialogut me Serbinë pas zgjedhjeve”.

“Ndërsa sa i përket protestës së Lëvizjes Vetëvendosje ajo është e drejtë e secilit individi, e drejtë legjitime mirëpo LDK në këtë fazë nuk është që e mbështetë atë. Kur të shteren të gjitha rrugët demokratike, atëherë Lidhja Demokratiket e Kosovës është e gatshme të organizojë protesta masive, për mos ndarje të Kosovës” ka thënë ai.

Në fund anëtari i LDK-së, Muharrem Svarqa, ka shtuar së Thaçi nuk ka legjitimitet kushtetues të diskutojë për një proces të tillë.

“Presidenti Thaçi nuk ka legjitimitet të diskutojë për procese të tilla të dëmshëm për vendin, ndërsa qeveria aktualisht udhëhiqet me numra të minoriteteve”, ka përfunduar anëtari i kryesisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muharrem Svarqa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat