Vetëvendosje e befasuar me LDK-në: Populli e ka kuptuar lojën e Hashim Thaçit

Politika

Vetëvendosje e befasuar me LDK-në: Populli e ka kuptuar lojën e Hashim Thaçit

Nga: N.H Më: 23 shtator 2018 Në ora: 22:28
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka ditë që po bën përgatitjet për protestën e paralajmëruar me 29 shtator, e ku qëllim kryesor ka ndaljen e presidentit Hashim Thaçi, nga siç e kanë quajtur ata copëtimi i territoreve të Kosovës.

E, lidhur me këtë, ka folur një deputete e kësaj partie.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se populli e ka kuptuar tashmë lojën e presidentit Hashim Thaçi.

Millaku është shprehur e befasuar me pjesëmarrjen e anëtarësisë së LDK-së në tubime dhe gatishmëria e tyre për protestë.

Image
Drita Millaku

“Popullata e ka kuptuar lojën e Thaçit dhe këtij njeriu i ka dal boja. Fytyra e vërtet e Thaçit është kjo pra pafytyrësia dhe kjo me veç po reflektohet në popull. Gjatë këtyre 5 ditëve të fundit jemi në teren e gjithë struktura e Vetëvendosjes. Jam e befasuar për të mirë nga një gatishmëri e qytetarëve për të marr pjesë në protestë. Dhe befasia më e madhe për mua është pjesëmarrja e anëtarësisë së LDK-së në tubime dhe gatishmëria e tyre për pjesëmarrje në protestë”, thotë Millaku.

Tutje, deputetja e VV-së potencon se protesta  e tyre do të jetë madhështore, ndërsa thekson se janë duke marr masa që protesta të shkoj qetë.

“E them më shumë përgjegjësi dhe bindje se protesta do të jetë madhështore. Ne si lëvizje jemi duke marr masa që protesta të shkoj e qetë duke angazhuar qindra aktivistë për mbarëvajtjen e protestës në mënyrën më të qetë”, ka përfunduar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Drita Millaku, për “Bota sot”.

Kujtojmë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe sekretarja e përgjithshme Vlora Haxhimehmedi, kanë treguar se protesta do të nis në orën 14:00 dhe pika e grumbullimit do të jetë para Bibliotekës Kombëtare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat