Deputeti i PSD-së për protestën: Ne nuk jemi bisht i LVV

Politika

Deputeti i PSD-së për protestën: Ne nuk jemi bisht i LVV

Nga: A.M. Më: 22 shtator 2018 Në ora: 14:55
Faton Topalli

Deputeti nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Faton Topalli, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka deklaruar se partia të cilës i përket tashmë ka paraqitur një rezolutë në Kuvend, e cila përmban brenda vetes të gjitha ato çështje që LVV mund t'i dëshiron.

“Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ofron zgjidhje. PSD ka paraqitur një rezolutë në Kuvend e cila mundëson një zgjidhje të mirëfilltë duke përcaktuar platformën dhe ekipin me dy të tretat e votave.  Kjo rezolutë përmban brenda vetes të gjitha ato çështje që LVV mund t'i dëshiron”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Deputeti Topalli ka konfirmuar se PSD-ja nuk do të marrë pjesë në protestë, pasi që sipas tij, Kosova ka nevojë për një opozitë të bashkuar e cila planifikon, organizon dhe ekzekuton së bashku.

“Ne nuk marrim pjese në një protestë e cila ka për qëllim të vetëm për të treguar se Lëvizja Vetëvendosje është prezente ne politikë. Ne nuk jemi bisht i LVV. Kosova ka nevojë për një opozitë të bashkuar e cila planifikon, organizon dhe ekzekuton se bashku, por LVV është larg kësaj sepse momentalisht nuk është as për zgjedhje e as për zgjidhje”, ka përfunduar Topalli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat