Flet anëtari i LDK-së, thotë se partia e tij është e gatshme dhe e përgatitur për zgjedhje

Politika

Flet anëtari i LDK-së, thotë se partia e tij është e gatshme dhe e përgatitur për zgjedhje

Nga: N.H Më: 22 shtator 2018 Në ora: 11:43
LDK, foto arkiv

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, thotë se partia e tij është e gatshme dhe e përgatitur për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Gecaj në një prononcim për “Bota sot”, thotë se të gjitha rrethanat racionale dërgojnë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke marre parasysh se kjo qeveri tanimë ka humbur legjitimitetin dhe besimin e popullit.

Image
Bajram Gecaj

“LDK është e gatshme dhe e përgatitur çdoherë për zgjedhje. Të gjitha rrethanat racionale dërgojnë drejt zgjedhjeve te jashtëzakonshme, duke marre parasysh se kjo qeveri tanimë ka humbur legjitimitetin dhe besimin e popullit. E keni pare edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës se kjo qeveri nuk ka numra as të mbajë seanca, e lerë më të marrin vendime të rëndësishme për këtë vend”, thotë anëtari i LDK-së.

Tutje, ai thotë se është mirë që partitë politike të ulen dhe në mënyrë të civilizuar të merren vesh për zgjedhje, e nëse nuk arrihet një gjë e tillë, Gecaj shton se partia e tij do t’i përdor mjetet institucionale për të përmbysur këtë qeveri.

“Ashtu siç edhe kanë theksuar shumë herë deri më tani zyrtarët e LDK-së, është mirë që partitë politike të ulen dhe në mënyrë të civilizuar të merren vesh për zgjedhje. Nëse jo, LDK do t’i përdor të gjitha mjetet institucionale për të përmbysur këtë qeveri dhe për ta nxjerr popullin nga kjo rrugë e pakrye”, ka përfunduar anëtari i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat