Ideja e Thaçit lë në hije temën e mocionit

Politika

Ideja e Thaçit lë në hije temën e mocionit

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 21 shtator 2018 Në ora: 19:55
Hashim Thaçi, Kuvend

Kuvendi i Kosovës e mbylli sesionin pranveror me deklaratat të fuqishme të opozitës ku muaji shtator i këtij viti do të shënonte përfundimin e qeverisë Haradiinaj.

Mirëpo, kanë mbetur pak ditë deri në perfundimin e këtij muaji dhe prioritet për partitë opozitare po mbetet mos ndarja e Kosovës, çështje e inicuar nga presidenti Thaçi.

Ndërsa, pikërisht tema e korrigjimit të kufijve po del të jetë ajo e cila po shtyn jetëgjatësinë e qeverisë Haradinaj.

Situata që ndodhet aktualisht është paradox ngase as pozitë e as opozita nuk i kanë numrat e nevojshëm për rrëzim apo për vazhdim normal të punës së qeverisë Haradinaj, paraprakisht 61 vota.

Gazeta “Bota sot” ka kontakuar me partitë opozitare të cilat janë shprehur se janë duke biseduar edhe me partitë e koalicionit qeverisë për ti mbledhur 61 numrat e nevojshëm për rrëzim të qeverisë

Gjithashtu LDK dhe VV kanë pohuar se tema e korrigjimit të kufijeve ka lënë nën hije temën e mocioni të mosbesimit, edhe pse  kanë thënë së nuk zmbrapsen lehtë nga kjo punë.

Numrat dhe dialogu me Serbinë “shpëtojnë” Ramush Haradinajn

Image
Imet Rrahmani

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se inciativa e opozitës për mocion mosbesimi është në pritje, e tëra kjo për shkak të mungesës së numrave.

Tutje Rrahmani ka shtuar se edhe procesi i dialogut ka ndikuar direkt në çdo hap që mund ta marrin partitë politike.

“Jemi në një situatë paradoksale dhe aspak premtuese për zhvillime pozitive për vendin. Pozita ka krizën brenda për shkak të mungesës së numrave, sikur që iniciativa e opozitës e paralajmruar për shtator është në pritje mu për shkak të mungesës së numrave. Thjesht, kjo situatë në rrethana normale demokratike nuk do të duhej të vazhdoj tutje, por duke pa se pozita me çdo kusht po mendon me vazhdu me qeverisë me vendin edhe pse nuk e ka shumicën, unë personalisht nuk jam duke pa mundësinë që shpejt me shku në zgjedhje pa një çarje edhe brenda partive në pushtet edhe pse ka shumë pakënaqësi brenda tyre” ka thënë ai.

Tutje, Imet Rrahmani, deputet i LDK-së ka shtuar se opozita po ka kujdes që me veprimet e saj të mos e rëndoj ambientin politik.

“Natyrisht që edhe procesi i dialogut dhe krejt kjo mjegull që është ngritur rreth kufijëve ka ndikim direkt duke krijuar rrethana ku lypset largpamësi dhe syçeltësi në çdo hap që mund të marrin partitë politike. A si po duket më shumë po ka kujdes opozita që me veprimet e saj t’mos e rëndoj edhe më shumë ambientin aktual politik. Sikur të ishte ndryshe partitë në pushtet nuk e kishin bllokuar kërkesën legjitime dhe të garantuar me kushtetutë për mbajtjen e seanc?s së jashtzakonshme. Pozita ka për obligim që t’mos bëj veprime që e shtyn opozitën të radikalizohet dhe të vie te bllokimi” ka përfunduar deputeti i LDK-së, Imet Rrahmani.

Situata e cenimit të terriorit e lë nën hije temen e mocionit

Image
Naser Rugova

Edhe deputeti tjetër i Lidhjes Demokratike të Kosoves, Naser Rugova ka thënë për gazetën “Bota sot” se opozitës I duhen edhe votat e spektrit politik për rrëzim të qeverisë,

Tuje, Rugova ka shtuar situata e ditëve të fundit pa dyshim që e ka venë nën hije temën e mocionit.

“Sigurisht që na duhen edhe vota nga spektri politik që është pjesë e qeverisë, në momentin që jemi gati dmth i kemi 61 vota do e procedojmë mocionin. Padyshim që situata e ditëve të fundit dhe loja e rrezikshme me deklarata që cenojnë tërësinë territoriale dhe rendin kushtetues në vend e venë pak nën hije temën e mocionit për rrëzimin e qeverisë, por jemi shumë të përkushtuar që këtë qeveri ta dergojmë në shtepi sa me parë, edhe ashtu mjaft i ka shkaktuar dëme shtetit dhe imazhit të tij”  ka potencuar për gazetën “Bota sot”, deputeti Naser Rugova.

“Nuk i kemi numrat”

Image
Ismail Kurteshi

Deputeti i Levizjes Vetëvendosje, Ismail  Kurteshi ka thënë për gazetën “Bota sot” se opozita nuk i ka numrat e nevojshëm për rrëzim të qeverisë

Tutje Kurteshi ka shtuar se ka intersim edhe të partive në pushtet për nënshkrim të mocionit të mosbesimit.

“Numrat nuk i kemi ende.Nuk e kisha lidhur temën e korrigjim të kufijve me temën e mocionit, por për të krijuar mocin kusht i rendësishëm është që duhet ti kemi numrat.Opozita i ka 57 ndërsa ne na duhet 61 vota. Në bazë të informatave që kam, ka parti edhe të koalicionit qeverisës që kanë intersim për të nënshkruar mocionin e  mosbesimit kundrejt qeverisë Haradinaj” , ka përfunduar Ismail Kurteshi.

PSD: Nënshkrimet i dhamë vetëm ne

Ndërkaq, për partinë Socialdemokrate dështimi i një mocioni vetëm ia zgjat jetën asaj qeverie.

Paralajmërimi për një mocion të tillë nuk është bërë nga gjithë opozita meqë ne si PSD kemi theksuar se një mocion për rrëzimin e qeverisë mund të niset vetëm kur janë të sigurt numrat. Përndryshe, dështimi i një mocioni vetëm ia zgjat jetën asaj qeverie. Megjithatë, ne jemi partia e vetme opozitare që i kemi dhënë nënshkrimet për këtë mocion deri tani. Deri tani nuk kemi parë që këtë ta kenë bërë as LDK e as VV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat