“Vrasje e dytë për kolonel Ahmet Krasniqin”

Politika

“Vrasje e dytë për kolonel Ahmet Krasniqin”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 21 shtator 2018 Në ora: 12:03
Homazhet në nderim të ish ministrit të mbrojtjes, heorin e kombit, kolonel Ahmet Krasniqi dhe deshmorin Qazim Jakupi

Sot janë duke u zhvilluar homazhe për Ministrin e parë të Republikës së Kosovës, heroin e kombit, kolonel, Ahmet Krasniqi dhe deshmorin Qazim Jakupin.

Rivarrimi i Krasniqit dhe ftesa e publikuar në media, ku ai cilësohet vetëm si dëshmor, e jo si ish ministër ka ngjallur reagime të shumta në publik.

Image
Nexhat Haziri

Analisti politik, Nexhat Haziri ka thënë se është një vrasje e dytë që po i bëhet kolonel Krasniqit dhe se është një tentim për të mohuar një pjesë të lavdishme të historisë së Kosovës.

“Është një vrasje e dytë që po i bëhet kolonel Ahmet Krasniqit për faktin se nga institucionet shtetërore nuk po njihet si ish Ministri i parë i mbrojtjes i Republikës së Kosovës. Ky është po ashtu një tentim për ta mohuar jo vetëm misionin kombëtar dhe meritat për lirinë e Kosovës të kolonel Ahmet Krasniqit, por edhe të një pjesë të lavdishme të historisë së Kosovës”, ka deklaruar Haziri për “Bota Sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se konsideromi i vetëm si dëshmor është e pakuptim, kjo është tendencioze nga ata që po tentojnë ta privatizojnë luftën e popullit të Kosovës.

“Ta konsiderosh vetëm si dëshmor një nga udhëheqësit institucional si ministër i mbrojtjes  dhe komandantin  e forcave ushtarake, kjo është një nonsens, por e kuptueshme dhe tendencioze nga ata që po tentojnë ta privatizojnë luftën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Andaj kthimi i eshtrave të kolonel Ahmet krasniqit dhe rivarrimi i tij në Kosovë, në këtë formë është vetëm një përbuzje dhe mohim ndaj veprës dhe jetës së tij”, ka theksuar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat