“Cenimi i territorit të Kosovës e lë nën hije mocionin ndaj Qeverisë”

Politika

“Cenimi i territorit të Kosovës e lë nën hije mocionin ndaj Qeverisë”

Nga: Nebi Ajeti Më: 19 shtator 2018 Në ora: 21:08
Qeveria PANA-Lista Serbe

Kuvendi i Kosovës e mbylli sesioni pranveror me deklaratat të fuqishme të opozitës ku muaji shtator i këtij viti do të shënonte përfundimin e qeverisë Haradinaj.

Mirëpo kanë mbetur pak ditë deri në perfundimin e këtij muaji dhe prioritet për partitë opozitare mbetet mos ndarja e Kosovës, çështje e inicuar nga presidenti Thaçi.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosoves, Naser Rugova ka thënë për gazetën “Bota sot”, se opozitës i duhen edhe votat e spektrit politik për rrëzim të qeverisë.

Tutje, Rugova ka shtuar situata e ditëve të fundit pa dyshim që e ka venë nën hije temën e mocionit.

“Sigurisht që na duhen edhe vota nga spektri politik që është pjesë e qeverisë, në momentin që jemi gati dmth i kemi 61 vota do e procedojmë mocionin. Padyshim që situata e ditëve të fundit dhe loja e rrezikshme me deklarata që cenojnë tërësinë territoriale dhe rendin kushtetues në vend e venë pak nën hije temën e mocionit për rrëzimin e qeverisë por jemi shumë të përkushtuar që këtë qeveri ta dergojmë në shtepi sa me parë, edhe ashtu mjaft i ka shkaktuar dëme shtetit dhe imazhit të tij” ka potencuar për gazetën “Bota sot”, deputeti i LDK-së, Naser Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat