Sali Berisha tregon organizatorin kryesor të vrasjes së Ahmet Krasniqit dhe flet për vrasjen e Ali Ukës

Politika

Sali Berisha tregon organizatorin kryesor të vrasjes së Ahmet Krasniqit dhe flet për vrasjen e Ali Ukës

Nga: Bota sot Më: 19 shtator 2018 Në ora: 19:10
Ish kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha

Ish kryeministri i Republikës së Shqipërisë dhe ish kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, tash deputet i saj, Sali Berisha, në një intervistë ekskluzive dhënë për gazetën “Bota sot”, ka kundërshtuar edhe njëherë ndryshimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Berishës, i gjithë debati dhe tendenca për ndryshim kufijsh, është bërë dhe po bëhet nga argatët e Beogradit në Prishtinë.

Më tej, në intervistë ka treguar edhe rreziqet që i vijnë Kosovës në rast të ndryshimit të kufijve.

Berisha ka zbuluar edhe bisedat gjatë takimeve me presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, i cili sipas Berishës asnjëherë nuk e kishte përmendur ndarjen e Kosovës apo shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

Gjithashtu, ish kryeministri Berisha, në intervistën ekskluzive për “Bota sot”, ka treguar edhe organizatorin kryesor të vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit, trupi i të cilit do të rivarroset në Kosovë, të premten në 20 vjetorin e vrasjes së tij.

Berisha, ka folur edhe për ekzekutimin e gazetarit Ali Uka, i cili ishte vrarë në Shqipëri.

Për këto dhe më shumë, lexojeni intervistën ekskluzive me ish kryeministrin Sali Berisha, në numrin e nesërm të gazetës “Bota sot”, si dhe në portalin botasot.info.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat