Deputeti i AAK-së: E pafalshme që në listat e “mashtruesve” janë gjendur edhe emra të dëshmuar

Politika

Deputeti i AAK-së: E pafalshme që në listat e “mashtruesve” janë gjendur edhe emra të dëshmuar

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 18 shtator 2018 Në ora: 21:51
Ramush Haradinaj dhe Muharrem Nitaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se, është për keqardhje dalja e problemeve me listat e veteranëve, ndërsa thekson se të pashmangshme janë korrigjimet për këtë proces.

Image
Muharrem Nitaj

“Është për keqardhje pse ka dalë gjithë ky problem me listat e veteranëve. Është e pashmangshme që të bëhen korrigjimet ku ka pasur pasaktësi. Duhet të shihet se si i kanë zgjidhur këto çështje, të tjerët, për shembull Kroacia, e cila ka pasur probleme poashtu. Është poashtu e pafalshme që në listat e “mashtruesve”, janë gjendur edhe emra të dëshmuar”, thotë deputeti i AAK-së.

Tutje, Nitaj, shton se, nuk është dashur që prokuroria ta bëjë mediatike, pasi që, sipas tij, kjo çështje do duhej të kishte mbetur puro ligjore.

“Kjo është abuzim i skajshëm. Keq që prokuroria këtë çështje e ka bërë mediatike e do të duhet të kishte mbetur puro ligjore. Nuk e di nëse procesi duhet rikthehet nga fillimi, por duhet të zgjidhet. Kjo është në interesin e vetë veteranëve dhe të luftës së UÇK-së”, ka përfunduar deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nita, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat