Çfarë do të tentojë Thaçi ta bind Trumpin dhe kush janë tri shtetet që po lobojnë për takimin? Profesori ndërkombëtar tregon detajet

Politika

Çfarë do të tentojë Thaçi ta bind Trumpin dhe kush janë tri shtetet që po lobojnë për takimin? Profesori ndërkombëtar tregon detajet

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 17 shtator 2018 Në ora: 20:32
Donald Trump dhe Hashim Thaçi / Foto ilustrim "Bota sot"

Gjatë ditës së sotme, këshilltari politik i presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj konfirmoi se Presidenti do të udhëtojë për në SHBA, ku sipas mediave ai do të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Arifaj ka thënë se vetëm në fundjavë kur presidenti të arrijë në SHBA do të bëhet publike agjenda e takimeve të Thaçit.

Por sa ka gjasa të realizohet një takim i tillë, cila është arsyeja që Thaçi pikërisht tani dëshiron takim presidentin Trump, dhe çfarë do të tentojë Thaçi ta bind Trumpin?

Lidhur me këtë, gazeta “Bota sot”, ka biseduar me profesorin ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi.

Bytyçi ka thënë Hashim Thaçi dhe Alrksandër Vuçiq, në koordinim me Edi Ramën, po i aranzhojnë veprimet politike diplomatike në funksion të objektivit serbo-rus për ndarjen e Kosovës dhe zhbërjen e shtetit të saj.

“Nuk është tashmë secret të thuash se Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, në koordinim me Edi Ramën, po i aranxhojnë veprimet politike, diplomatike dhe ato që lidhen me marrëdhëniet me publikun gjithnjë në funksion të objektivit serbo-rus për ndarjen e Kosovës dhe zhbërjen e shtetit të saj. Gjithnjë është një eveniment I jashtëzakonshëm që një kryetar shteti i Kosovës të pritet në Shtëpinë e Bardhë. Dhe zoti Thaçi do të gjendet javën e ardhshme në vizitë te presidenti amerikan, Donald Trump. Por për herë të parë në historinë e marërdhënieve midis shqiptarëve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkon një kryetar shteti i Kosovës te presidenti amerikan me axhendë serbo-ruse!”, ka thënë Bytyçi.

Image
Profesori ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi

Më tej sipas tij, ky fakt, kjo ngjarje si asnjëherë tjetër ndodh me ndihmën e armiqve të Kosovës dhe të kombit shqiptar. .

“Udhëtimi i Hashim Thaçit në Uashington është sponsorizuar dhe mundësuar nga qarqet serbo-ruse, nga lobimet amerikane të këtyre qarqeve. Është i njohur fakti se në SHBA lobet dhe lobingjet kanë rol shpesh herë përcaktues. Tashmë në krah të Hashim Thaçit janë grupuar të gjitha lobet serbe, ruse e të tjera, të cilat janë kundër shtetit të Kosovës, kundër ekzistencës së dy shteteve shqiptare në Ballkan, kundër idesë se Rusia duhet dëbuar larg Ballkanit, me qëllim që të kemi një rajon të qetë e një Europë stabile. ”, shprehet ai.

Sipas profesorit, Thaçi me politikanët tjerë shqiptarë i kanë izoluar lobistët për Kosovën në SHBA.

“ Shikoni si kanë evoluar ngjarjet: Hashim Thaçi është bërë aleat i emrave të njohur në Amerikë, të cilët bënin thirrje për mosnjohjen dhe mospranimmin e shtetit të Kosovës dhe përdor gjithë arsenalin e vet agresiv kundër atyre që ishin në krah të Georg W. Bush për shpalljen pavarësisë së vendit. Ndërkohë bën trukun e kundërt, sipas të cilit skeptikët e atëhershëm qenkan ata që sot kundërshtojnë idenë e presidentit të Serbisë e të Kosovës për ndryshimin e kufijve mmidis dy vendeve. Paradokse të çuditshme. Prof. Skënder Karaçica, president i Shoqatës së biznesmenëve dhe intelektualëve shqiptarë në SHBA, më shkruante para dhjetë ditësh e më thoshte se Thaçi e politikanë të tjerë në Prishtinë i kanë izoluar lobistët për Kosovën, duke lënë hapësirë për rigjallërimin e lobeve serbe, ruse e greke në administratën amerikane e në Kongresin Amerikan. Duke e vlerësuar këtë shqetësim të tij në dritën e ngjarjeve që po ndodhin, me duhet të konstatoj se një veprim i tillë është i qëllimshëm, përveçse i dëmshëm dhe I rrezikshëm për fatet e Kosovës. Liderët e Kosovës dhe të Shqipërisë gjithmonë kanë hyrë në Shtëpinë e Bardhë përmes derës së miqve tanë. Kësaj herë Hashim Thaçi hyn atje përmes miqve të Serbisë, Rusisë dhe Greqisë! Unë do ta besoja dhe e besoj se bota mund të përbyset, por se do të shkonte fati i shqiptarëve në këtë pikë kthese, këtë kurrë nuk e kisha menduar!”, thekson profesor Bytyçi.

Sipas profesorit ndërkombëtar, Thaçi po bën veprime të njëjta dhe në koordinimin me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Shikoni çfarë ndodhi të shtunën e të dielën. Ditën e shtunë shkroi Aleksandër Vuçiq një editorial në median serbe. Ndërsa të dielën editorialin e presidentit serb e pasoi editoriali i presidentit të Kosovës, zotit Thaçi. Nga një analizë e stilit dhe tekstit të shkruar, më rezulton se editoriali i zotit Thaçi është shkruar në zyrën e zotit Rama në Tiranë,, ndoshta prej shefit të tij të shtypit, Endri Fuga. Se editoriali i presidentit Thaçi ishte shkruar në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë e dëshmonin nja dy fjali, të cilat ishin identike me ato të reklamës për taksën në Rrugën e Kombit. Por ajo që më bëri përshtypje ishte kopjimi I veprimit në unison me presidentin e Serbisë. Dhe mbi të gjitha shpërndarja e të njëjtave ideve, të njëjtave mashtrimeve, të njëjtave të ashtuquajtur argumente për t’i dhënë “legjitimitet” idesë së çmendur të ndryshimit të kufijve midis dy vendeve”, deklaron Bytyçi për “Bota sot”.

Sipas tij, Thaçi dhe Vuçiq në politikën ballkanike i kanë njësuar veprimet e tyre në shërbim të së keqes për Kosovën.

“Ndërkohë, nëse shohim raportet e Beogradit dhe të Prishtinës me Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe vende të tjera kundërshtuese të kësaj ideje, atëhere kuptojmë se sjellja e dy presidentëve, presidentit kukull të Kosovës dhe presidentit imponues të Serbisë, është gjithashtu e njëjtë. Në gjeopolitikën ballkanike të dy këta i kanë njësuar qëndrimet e tyre dhe më e keqja, në funksion të cënimit të integritetit territorial të Kosovës”.

Bytyçi, për fund thotë se Thaçi po përdoret nga Beogradi dhe Moska si mashë.

“Këmbngulja e tij për ndryshimin e kufijve dhe ndarjen e Kosovës ka efekte shumëfish më të mëdha sesa këmbngulja e Vuçiq dhe Putin. Thaçin e kanë marrë peng në Beograd dhe do ta postojnë në fundjavë për në Uashington, me qëllim që t’i thotë presidentit Trump” “Kosova është ë gatshme të sakrifikojë territore, madje territoret më të pasura të saj, vetëm që të pajtohet me Serbinë”! Kjo i duhet pengmarrësit president të Serbisë. Ai mund të shkonte vetë te Trump e t’ia thoshte se “Unë dua territore në Kosovë, në këmbim të njohjes|!. Por është më mirë që ta dërgosh atje viktimën që të lutet për dhunuesin!”, ka përfunduar për gazetën “Bota sot”, profesori ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat