Haziri kërkon rikthim të procesit për rishikim të veteranëve

Politika

Haziri kërkon rikthim të procesit për rishikim të veteranëve

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 16 shtator 2018 Në ora: 22:18
UCK

Veteranët të cilët mendohet se janë mashtrues tashmë janë bërë publikë nga Prokuroria Speciale.

Prokuroria Speciale ka nxjerrë 20 mijë emra nga listat e veteranëve, e për të cilët theksohet se janë veteranë mashtrues si dhe ndaj tyre ata edhe kanë nisur një hetim të gjerë.

Analisti politik Nexhat Haziri, thotë se përgjegjësia për listat e veteranëve është zinxhirore, duke filluar nga komandantët e deri te komisioni shtetëror për verifikimin e këtyre listave.

“Mendoj se për skandalin me listat e fryra të veteranëve përgjegjësia është zinxhirore, duke filluar nga komandantët e zonave, liderët politikë të partive të ashtuquajtura si krahu i luftës, sepse me fryrjen e këtyre listave kanë prodhuar trupa votuese për veti dhe së fundi për komisionin shtetëror për verifikimin e këtyre listave. Dhe kjo përgjegjësi nuk duhet të kalojë pa sanksionimin e të gjithë atyre që e kanë manipuluar këtë proces”, thotë Haziri.

Image
Nexhat Haziri

Ai kërkon që procesi i verifikimit të veteranëve të kthehet që nga fillimi, në mënyrë që t’i nënshtrohen kritereve dhe të respektohen ato kritere.

“Natyrisht se duhet që ky proces të kthehet nga e para, në mënyrë që t'iu nënshtrohet kritereve që duhet të përcaktohen dhe të respektohen që Kosova në një farë mënyre t'iu dalë haku veteranëve të vërtetë të cilët kanë kontribuar për lirinë e vendit dhe kjo do të ishte një nga respektimi dhe mbrojtja e vlerës së luftës së UÇK-së”, përfundon Haziri.

Çështja e listave të veteranëve është rikthyer në vëmendje publike pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj.

Blakaj madje kishte thënë se ishte i kërcënuar nga veteranët e rrejshëm, mirëpo tani në publikimin e listës së veteranëve mashtrues nga ana e Prokurorisë Speciale janë disa nga emra që kanë qenë veteranë të vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat