Bekim Jashari u “tradhtua” nga komandantët, ashtu si Adem Jashari më 1998

Politika

Bekim Jashari u “tradhtua” nga komandantët, ashtu si Adem Jashari më 1998

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 16 shtator 2018 Në ora: 16:19
Bekim Jashari, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Ishte 5 marsi i vitit 1998, kur ushtria kriminale serbe kishte filluar sulmet në Prekaz, ndaj familjes Jashari, sulme këto që kishin zgjatur për tre ditë rresht. Komandanti legjendar, Adem Jashari, së bashku me 69 pjesëtarë të familjes së tij, ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë në luftën përballë armikut serb.

Por, ende mbetet një enigmë se si Adem Jashari ishte lënë vetëm përballe forcave serbe, duke mos i ardhë në ndihmë asnjë ushtar dhe komandant tjetër i UÇK-së.

Në të kaluarën, ka pas shumë akuzua e kundër akuza mes ish ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së, për atë, që siç thonë ata, tradhtinë që iu bë komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij.

Një debat, i tillë për tradhtinë ndaj Jasharit, kishte shpërthyer në kohën kur Hashim Thaçi, ishte zgjedhur president i Kosovës.

Kishte qenë kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ai që kishte hedhur akuza ndaj Rexhep Selimit, pasi ky i fundit në Kuvend, Thaçit i kishte thënë: Unë të dua, po aq sa të do familja Jashari.

“Degjova me vemendje fjalen e Rexhep Selimit, sot, ne parlamentin e Kosoves. Do te doja t'i jepja nje keshille si i njohur i vjeter i tij. Rexhe, mos e permend Adem Jasharin ne Parlament per lojrat politike te kesaj dite. Se cilin ka dashte me shume dhe cilin nuk e ka dashte Adem Jashari, kjo eshte nje e vertete tjeter. Miqesine tuaj me Adem Jasharin e shpetova une, per t'i sherbyer qellimit te luftes, ashtu si shpetova edhe jeten tuaj pas asaj qe te mos te theme tradhtise qe i bete Adem Jasharit. Une e kam te arkivuar zerin e Prijesit tone legjendar, me kete te vertete te madhe. Rexhep, jemi miq e te njohur te vjeter, nuk duam qe askush, as Ti e askush tjeter, te na i ngacmoje plaget duke dashur te hedhe politiken e çastit mbi faktet historike”, kishte shkruar në atë kohë,  Ramiz Lladrovci në llogarinë e tij në Facebook.

E Rexhep Selimi, i ishte kundërpërgjigjur duke thënë se nuk merret me ushtarët e Hashim Thaçit.

“Nuk dua të merrem me ushtarët e Hashimit që ai i nxjerr për të më kundërpërgjigjur. Nuk pres përgjigje nga njerëzit që nuk kanë asnjë ditë lufte. Pres që Hashimi të përgjigjet për fjalët që unë i kam thënë dhe pyetjet që ia kam bërë”, kishte thënë Selimi.

Por, edhe pse kanë kaluar 20 vite që nga rënia e Adem Jashari, ish komandantët e UÇK-së ende nuk e kanë sqaruar tradhtinë që iu bë komandantit legjendar dhe familjes Jashari.

Ndërsa, sot, kur tre ish komandantë të UÇK-së ndodhën në krye të shtetit, Bekim Jasharin, djalin e Hamëz Jasharit e sprovuan me të njëjtën gjë.

Bekim Jashari u tradhtua nga ish komandantët, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamnetari Kadri Veseli.

Përderisa tre të lartpërmendurit e lejuan presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ish ministër i kriminelit, kasapit të Ballkanit, njeriun që vrau familjen Jashari, Sllobodan Millosheviq, ta vizitojë Kosovës, Bekim Jashari e ndaloi atë që të shkelë në Drenicë.

Bekim Jashari, përmes një postimi në facebook, duke uruar ditëlindjen e Hamëz Jasharit, të riut,  ka konfirmuar se askush nga krerët e shtetit nuk e kishin njoftuar se presidenti serb do ta vizitonte Drenicën.

“Edhe pse ende nuk kishe mbushur 16 vite, një javë më parë i’u bashkove qytetarëve të Drenicës në protestë kundër një vizite të padëshiruar të presidentit serb, vizitë e cila preku dhimbjet dhe plagët tona të luftës. Të nderuar miq, sot në ditëlindjen e 16-të të Hamzës së ri dhe një javë pas protestës në Drenicë, them se ata që kanë dhënë leje për Vuçiqin, pa e respektuar vullnetin e qytetarëve të Drenicës kanë gabuar rëndë. Qytetarët e Drenicës më kanë zgjedhur mua për kryetar dhe unë do të jem me ta çdo herë, nuk do të pranojë as injorimin dhe nënshtrimin e qytetarëve të Drenicës dhe as të institucionit që unë e udhëheqi”, ka shkruar Jasharit, duke shtuar se nuk ka qenë i informuar për vizitën e Vuçiqit.

“Unë si kryetar i komunës së Skenderajt, nuk kam pasur asnjë njoftim nga institucionet tona për vizitën e Vuçiqit në fshatin Banjë, që është pjesë e Komunës së Skenderajt.  Injorimi i komunës së Skenderajt, nga ata që i japën leje, është injorim dhe mohim i gjakut të derdhur për Liri. Prandaj qytetarët e Drenicës, veteranë, invalidë, familje të dëshmorëve, familjarë të zhdukurve dhe qytetarë të shumtë bllokuan rrugët dhe nuk lejuan Vuçiqin të hyjë në Drenicë, pa kërkuar falje në emër të shtetit që përfaqëson, shtet ky i cili ka shkaktuar shumë vuajtje në Kosovë. Falënderoj të gjithë ata qytetarë, që një javë më parë në mënyrë të qetë dhe dinjitoze protestuan të dielën e kaluar dhe nuk lejuan hyrjen në Drenicë të ish-ministrit të informacionit të Millosheviqit, tani president i Serbisë, pa kërkuar falje për krimet dhe gjenocidin, që shteti tij e ka kryer në Kosovë”, shkruan Jashari.

Sipas tij, të njëjtën gjë do të duhej ta bënin edhe institucionet e shtetit.

“Njëjtë do të duhej të vepronin edhe institucionet qendrore dhe nuk do të duhej të ndodhte lejimi i hyrjes në Kosovë të asnjë zyrtari të shtetit të Serbisë pa kërkim falje, që është hapi i parë në rrugën e paqes që synojmë. Nga institucionet e Kosovës pres mbështetje dhe përkrahje për zhvillimin e Drenicës, dhe maturi kur bëhet fjalë për çështje që prekun plagët e luftës”, shkruan Jashari në faqen e tij në facebook, përcjellë “Bota sot”.

E kujtojmë, se një javë më parë, ish ministri i kriminelit Millosheviq, Aleksandër Vuçiq, pasi vizitoi Mitrovicës dhe provokoi me vizitën tek liqeni i Ujmanit, me lejen e Thaçit, Haradinajt e Veselit, të njëjtën gjë kishte tentuar ta bëjë edhe me vizitën e tij në Drenicë. Por që, qytetarët, së bashku me kryetarin Bekim Jashari dolën në rrugë dhe bllokuan vizitën e tij, duke shtyrë kryeministrin Haradinaj t’ia heq lejen Vuçiqit për vizitën në Drenicë, leje të cilën 3 komandantët e UÇK-së ia dhënë njëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat