Pyetja që çdokush duhet t`ia bëj Thaçit: Çfarë humbë Kosova me korrigjim të kufijve?

Politika

Pyetja që çdokush duhet t`ia bëj Thaçit: Çfarë humbë Kosova me korrigjim të kufijve?

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 16 shtator 2018 Në ora: 13:58
HashimThaçi

Analisti politik Faik Krasniqi ka thënë se deklaratat e presidentit HashimThaçi janë konfuze, pasi që ai i ndryshon ato herë pas here.

Image
Faik Krasniqi

Sipas tij, Thaçi nuk ka sqaruar se çfarë humb Kosova me korrigjim të kufijve dhe se e vetmja gjë që është dëgjuar është bashkimi i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën.

“Presidenti Thaçi është shumë konfuz në deklaratat e tij. Herë flet ndryshe e herë ndryshe. Akoma nuk i sqaroi opinionit se çfarë fiton e çfarë humb Kosova me demarkim apo korrigjim të kufijve. E vetmja gjë që kemi dëgjuar deri më tash nga ai, është se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja do t'i bashkohen Kosovës, pa i dhënë asgjë Serbisë. Shakaja e shekullit. Për të bërë demarkimin me një shtet apo korrigjimin, së pari duhet të ketë njohje reciproke. Nëse nuk dalim humbës edhe do ja vlente. Por nuk ja vlen të bëhet korrigjimi nëse dalim  humbës, ose Kosova Lindore nuk përfshihet tërësisht”, ka theksuar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat