Skandali me listat e veteranëve, Abazi: Agim Çeku duhet të përgjigjet i pari

Politika

Skandali me listat e veteranëve, Abazi: Agim Çeku duhet të përgjigjet i pari

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 15 shtator 2018 Në ora: 09:44
Agim Çeku

Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur mbi ngritjen e aktakuzave për mashtrime me pensione të veteranëve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Abazi ka thënë se ata që kanë lejuar që shteti të dëmtohet me lista të rrejshme duhet të ndjeken nga ligji.

“Çështja e veteranëve është fenomen i lindur nga një mendësi e instaluar për ta vjedhur buxhetin e shtetit. Vjedhja është e dënueshme me ligj dhe të gjithë. Ata që kanë lejuar që shteti të dëmtohet me lista të rrejshme duhet natyrisht të ndjeken nga ligji”, thotë Abazi për Bota sot”.

Tutje, ai thotë se thotë se kryetari i Komisionit për verifikimin e veteranëve, Agim Çeku, duhet të përgjigjet i pari për gjithë kaosin e krijuar me listat e veteranëve.

Image
Haki Abazi

“Procesi i verifikimit duhet të fillojë nga e para me njerëz të pavarur në komisionin për verifikim. Agim Çeku duhet të përgjigjet i pari për gjithë kaosin e krijuar dhe pandershmërinë në procesin e definimit të statusit të veteranit. Por, kjo metodë e vjedhjes nuk është e izoluar, të gjitha veprimet e njerëzve kryesore në qeverinë e vendit janë të orientuara drejt gjetjes së formës për të vjedhur buxhetin dhe për të paguar votuesit potencialë”, ka përfunduar analisti dhe njohësi i zhvillimeve në vend, Haki Abazi, për “Bota sot”.

Në mesin e personave që Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur dje aktakuzë ndaj 12 persona të cilët dyshohen se kanë falsifikuar me listat e veteranëve është edhe një ministër i Qeverisë së Republikës. Bëhet fjalë për Rrustem Berishën, ministrin e FSK-së. I njëjti ishte pjesë e Komisionit për verifikimin e veteranëve të UÇK-së. Ndërsa aktakuzë është ngrit edhe për deputetin e AAK-së, Shkumbin Demalijaj.

Ndërkohë, të akuzuar tjerë janë edhe: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demalijaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Xhavit Jashari dhe S.E dhe F.SH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat