Veriu po rrëshqet drejt ndarjes - Bota Sot
Veriu po rrëshqet drejt ndarjes

Politika

E premte, 21 shtator 2018

Veriu po rrëshqet drejt ndarjes

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 13 shtator 2018 Në ora: 18:42
Ura e Ibrit në Mitrovicë

Vizita e Vuçiqit në Kosovë, dhe shëtitja e tij nëpër veri, po dëshmon së Kosova nuk është duke e shtrij sovranitetin e saj në atë pjesë.

Kjo shihet edhe nga atmosfera e cila mbizotëron në vazhdimësi, e po ashtu në ditët kur presidenti serb e vizitoi Kosovën.

Aty gjithçka ishte Serbi! Flamuj dhe simbole serbe, qytetarët serb të gëzuar me vizitën e Vuçiqit në Sheshin “Car Llazari” ishin tubuar të fascinuar me ardhjen e tij në Kosovë.

E shtuna dhe e diela, ishin dy ditë të aventurës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Kosovë.

Dita e parë, ku edhe vizitoi liqenin e Ujmanit ishte e mirë për të, për tu ballafaquar pastaj në ditën e dytë me qytetarët e Drenicës të cilët nuk e lejuan të shkelte në tokën e Drenicës, konkretisht në Banjë të Skenderajt.

Megjithatë, pas kësaj, Vuçiqi kthehet aty ku Qeveria e Kosovës, nuk po mundet që ti shtrijë duart e saj, në veri.

Vizita e Vuçiqit në Kosovë, dhe shëtitja e tij nëpër veri, po dëshmon së Kosova nuk është duke e shtrij sovranitetin e saj në atë pjesë.

Të paktën kështu është parë edhe nga atmosfera e cila mbizotëron në vazhdimësi, e po ashtu në ditët kur presidenti serb e vizitoi Kosovën.

Aty gjithçka ishte Serbi! Flamuj dhe simbole serbe, qytetarët serb të gëzuar me vizitën e Vuçiqit në Sheshin “Car Llazari” ishin tubuar të fascinuar me ardhjen e tij në Kosovë.

Kjo është një dëshmi se veriun nuk e kontrollon Kosova, me apo pa dëshirë, kjo mbetët mbi supet e qeveritarëve tanë në vazhdimësi, që nga përfundimi i luftës e deri më sot.

Por, normalisht përgjegjësinë kryesore e ka presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është akuzuar se ka kontribuua në këtë drejtim, pra në ndarjen apo shkëputjen e veriut nga Kosova.

Millaku: Fatkeqësia e shqiptarëve e ka emrin Hashim Thaçi

Deputetja e Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Drita Millaku thotë se, veprimet e Vuçiqit janë domethënëse dhe tregojnë se ai jo vetëm që dominon në veri, por ka vërtetuar se edhe qeveria jonë është pajtuar me këtë gjendje.

Image
Drita Millaku

“Për të qenë ironia më e madhe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dëshiron ta përligj një situatë të tillë edhe përkundër refuzimit të gjithë faktorëve shqiptar. Pra thënë shkurt fatkeqësia e shqiptarëve e ka emrin Hashim Thaçi”, thotë Millaku për gazetën “Bota sot”.

Ajo kujton ngjarjen e disa ditëve më parë, kur ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit nuk iu lejua të shkoj në Novi Pazar, pra sipas saj, këtu shihet se politika e qeveritarëve tanë është dorëzuar para asaj serbe.

“Sovraniteti i shtetit është shkelë pa marrë parasysh a ka shkuar Vuçiqi në veri, në Drenicë apo në Prizren. Fjalori i tij tregon më së miri se Serbia është e pa përmirësuar në raport me urrejtjen ndaj shqiptarëve. Megjithatë me gjithë këto lojëra të Thaçit që po bëhen duhet të kemi shumë kujdes me Asociacionin, sepse mendoj se qëllimi i fundit i Hashim Thaçit është pikërisht formimi i Asociacionit”, përfundon Millaku.

Duhanaj: Qëllim grushti me pretendimet e hapura territoriale ndaj Kosovës

Analisti politik, Leon Duhanaj thotë se, vizita e Presidentit të Serbisë, Vuçiq në Kosovë, ishte një demonstrim i Beogradit zyrtarë, karshi serbëve të Kosovës, karshi Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtarë që, Serbia nuk ka heqë dorë nga Kosova dhe që do të bëj çmos që të kenë pjesë në Kosovë.

Image
Leon Duhanaj

“Ata, përmes vizitave, duke shëtitur nëpër Kosovë, dëshirojnë në radhë të parë, manipulimin e komunitetit serb në Kosovë, nga frika që mos po integrohen në Kosovë dhe ia kthejnë shpinën manipulimit nga Beogradi. Me ç'rast edhe gjatë bisedave me ta, manipulojnë duke iu thënë që Kosova është pjesë e tyre dhe që sipas tyre ashtu edhe do mbetet. Në anën tjetër,  ishte edhe një qëllim grushti ndaj institucioneve dhe shtetit të Kosovës, me pretendimet e hapura territoriale ndaj Kosovës”, thotë Duhanaj për gazetën “Bota sot”.

Ai thekson se, ishte pikërisht vizita në Ujman që bën të çartë pretendimet serbe për ketë  pasuri të paçmueshme.

“Megjithatë, duhet theksuar se nëse i bëhet një analizë e mirë bisedës së hapur që z. Vuçiq, e pati me përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë, vërehet qartë se situata edhe pse është e komplikuar dhe se Serbia e ka ndikimin në veri të Kosovës, nuk e kanë të sigurt këtë synim dhe qëllimi i tyre është kërkim maksimal (ndarja), me qëllim që ta rrisin pazarin e tyre duke pretenduar ndonjë lloj autonomie për serbët në Kosovë. Për mendimin tim, një pushtet ekzekutiv i serbëve në Kosovë, do t'ishte me pasoja të mëdha dhe as më pak as më shumë se një hap i radhës drejtë bllokadës edhe më të madhe”, potencon ai.

“Zbatim i planit serbomadh”

Për ta mënjanuar këtë rrezik, Duhanaj pohon se, shqiptarët duhet t'u përmbahen fort platformës për shtet të pavarur, i cili ishte kompromis i madh, bazuar në përbërjen në përqindje të popullsisë.

“Serbët gëzojnë të drejta maksimale në Kosovë, ndoshta në disa raste edhe më shumë se në vetë shtetin serb. Këtyre duhet t'u bëhet e qartë kjo situatë dhe të bëhen përpjekje për t'i integruar. Në anën tjetër, duhet t'u ikim marrëzive të cilat po i shtynë përpara Presidenti i vendit me disa çarqe tjera, sepse promovimi i ndarjes territoriale në këtë moment, nuk është asgjë por zbatim i planit serbomadh”, thotë ai.

Ai shton se, Kosova duhet të ketë politikë unike në këtë situatë, dhe të kërkoj reciprocitet të plotë për të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

“Vënia në pikëpyetje e territorit të vendit nga vetë në, është thikë pas shpine dhe shkelje e rëndë; së pari e sakrificës dhe gjakut të derdhur për ketë vend. Investimit të madh të miqve ndërkombëtarë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Është thikë pas shpine ndaj NATO-s dhe përpjekjeve të tyte marramendëse për ta mbajtur Rusinë sa më larg regjionit. Është një zbatim i plagëve pansllaviste kundrejt interesave kombëtare shqiptare”, përfundon Leon Duhanaj.

Hertica: Sovraniteti i Republikës së Kosovës, mungon në veri

Kurse, analisti politik Ali Hertica, pohon se, është arritur qëllimi i vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq pa u penguar nga asnjë institucion shtetëror ku Vuçiq, politikani më i fuqishëm i Serbisë, tani po ecën drejt hapave të diktatorit Millosheviq për të arritur qëllimin e një Serbie të madhe, duke pasur një platformë politike të fshehtë për të ndarë Kosovën.

Image
Ali Hertica

“Se të dhënat e presidentit të Kosovës për ndarje apo korrigjim kufijsh e togfjalësh të ndryshme dolën në vepër e dëshmoi vizita e presidentit serb ne Kosovë, pikërisht falë pushtetarëve te cilët jo mundësuan ardhjen, e që është shkelje e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e që liderët politik vetëm se u treten gjëkundi me ardhjen e Vuçiqit në Kosovë. Kjo ndodhi gjoja me pëlqimin e tyre, edhe pse ai vjen e shkon nga Kosova e nuk pyet asnjëherë për lejë, e kjo u dëshmua edhe me rastin e vizitës së fundit, se po ekzistojka ndonjë marrëveshje e fshehur e tyre”, thotë Hertica për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se, me këtë rast u dëshmua edhe ajo se në veri mungon shtrirja e dorës së shtetit të Kosovës.

“Vizita e Vuçiqit po e dëshmon edhe një fakt se, sovraniteti i Republikës së Kosovës, mungon në veri. Atje nuk pyetet Kosova për asgjë, por Serbia. Institucionet e Kosovës, nuk kanë fuqi shtrirje në veri, pas veriu kontrollohet nga grupet mafioze serbe dhe politikanët serb andej, por të ndihmuar nga politikanët e Kosovës”, përfundon ai.

Sorollatja me leje

Se presidenti serb, Aleksandër Vuçiqi kishte leje për sorollatje nëpër veri nga institucionet e Kosovës, e thotë edhe njohësi i çështjeve juridike dhe analisti politik Blerim Burjani.

Image
Blerim Burjani

Ai thotë se, deri më tash asnjëherë Hashim Thaçi, e as ndonjë lider tjetër nuk kanë shkelur në Preshevë, e kjo nuk ka ndodhur sipas tij, as me kryeministrin e Kosovës.

Kjo ka ndodhur sipas Burjanit, vetëm me disa zyrtarë të ultë të Kosovës, të cilët i kanë vizituar viset shqiptare, por ato vizita nuk duhet të burokratizohen.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kishte leje nga qeveria e Kosovës, që të viziton veriun dhe te sorollatej andej”, thotë ai.

“Lëvizja duhet të jetë e lirë si për të shkuar në viset shqiptare në Presheve dhe vendet tjera, sikur ata në Kosovë. Kuptohet nuk duhet të ketë mesazhe nacionaliste dhe fjalime patriotike. Pra këto gjëra nuk duhet të tolerohen, duhet të respektohet fqinjësia e mirë. Bashkëpunimi por jo edhe zbrazje të ndjenjave nacionaliste që nuk kontribuojnë në qetësinë në rajon”, shprehet Burjani për gazetën “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test