Flet anëtari i LDK-së: Ideja e Thaçit ka paralizuar tërë jetën politike

Politika

Flet anëtari i LDK-së: Ideja e Thaçit ka paralizuar tërë jetën politike

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 11 shtator 2018 Në ora: 23:16
LDK

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka dhënë kritika të mëdha për kreun e Kosovës.

Gecaj thotë se ideja për “Korrigjim të Kufijve”, jo vetëm që ka bllokuar njohjet e Kosovës, por, ka paralizuar tërë jetën politike në vend.

Image
Bajram Gecaj

“Ideja e Hashim Thaçit ka bllokuar jo vetëm njohjet, por ka paralizuar tërë jetën politike në vend. Ka futur një të qarë në murin i cili ka qenë i padepërtueshëm dhe vijë e kuqe për kosovarët - pra, ndarja, shkëmbimi apo "korrigjimi" i kufijve”, tha Gecaj për gazetën “Bota sot”.

Tutje, ai thotë se ideja e Thaçit, do të ketë pasoja të dëmshme për shumë procese të cilat e presin Kosovën drejt integrimeve euro-atlantike.

“Kjo, besoj unë, do të ketë pasoja të dëmshme për të ardhmen tonë dhe për shumë procese të cilat na presin në rrugën tonë drejt integrimeve euro-atlantike”, ka përfunduar, anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat