Betimi i prokurorit të ri, “Specialja do të veprojë shumë shpejt”

Politika

Betimi i prokurorit të ri, “Specialja do të veprojë shumë shpejt”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 11 shtator 2018 Në ora: 21:49
Prokurori i Specializuar Jack Smith në prani të Administratores, Dr. Fidelma Donlon

Gjatë ditës së sotme  është betuar Prokurori i Specializuar Jack Smith, cili ka  nënshkruar deklaratën solemne në Zyrën Administrative të Dhomave të Specializuara, në prani të Administratores, Dr. Fidelma Donlon, e cila ishte dëshmitare e nënshkrimit.

Pas betimit të prokurorit të Gjykatës Speciale, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani ka deklaruar për “Bota sot” se  kjo paralajmëron se Specialja do të veprojë shumë shpejt.

Image
Blerim Burjani

“Gjykata Speciale mund të veproj shumë shpejt kjo tash është çështje kohe dhe momenti, me siguri se brenda këtyre javëve pritet një prononcim i shkurt përmes zëdhënësit të kësaj gjykate të bëjë edhe hapat e parë, për fillimin e një procesi shumë kontradiktor dhe mjaft të vështire”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Sipas, Burjanit fillimi i këtij procesit është çështje javësh dhe se nuk do të jetë aspak i lehtë për vendin.

“Pra tashme është fillimi i këtij procesi, pra çështje javësh është. Aspak një proces i lehtë për Kosovën dhe për atë që do të kaloj shteti, por kjo duket tash me real”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat